Lajme
03.4.2019 13:58
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane
mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Entit për Revizion Shtetëror të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Zëvendës revizori kryesor
shtetëror, Naser Ademi.
“Enti për revizion Shtetëror paraqet institucion
që jo vetëm zellshëm kryen punën e tij, por rezultatet e tij shpesh herë janë
bazë që identifikon nevojën e reformave edhe në institucione tjera, për të
cilën besim për punën e tyre kanë shprehur edhe miqtë ndërkombëtar, si që janë
Komisioni Evropian, që i citon rezultatet e tyre në Raportet për vendin”-
theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë institucionit në përgjithësi për procesin
e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Revizori Ademi, por edhe anëtarët tjerë të
udhëheqësisë së Entit Shtetëror më bindën se po vazhdojnë me aktivitetet e tyre
me kapacitete të plota, duke bërë bazë për institucionet tjera në krijimin e të
ashtuquajturit “trak rekord”, respektivisht shembuj të suksesshëm me të cilën
do të demonstrohet progresi i luftës kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit” theksoi Osmani, duke potencuar se suksesi në këtë sferë do të
thotë kursim i madh i të hollave buxhetore, mbrojtje e parimit të sundimit të
së drejtës dhe krijimi të mjedisit drejtë kompetititv të biznesit, por edhe e
rëndësishme për integrimet evropiane të vendit.
“Përmes progresit në luftën kundër krimit të
organizuar dhe korrupsionit krijuam bazë për Raport pozitiv nga ana e
Komisionit Evropian në maj, që pres ta pasqyrojë progresin realë të vendit, që, sërish, do të paraqesë
bazë për vendet – anëtare ta konfirmojnë vendimin e vitit të kaluar, për
fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit” – shtoi
Osmani.
Takimi u realizua në kuadër të vizitave
institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, në institucione përkatëse për
zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe
implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit në
kuadër të të cilave më parë u vizitua Komisioni Shtetëror për Parandalimin e
Korrupsionit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si dhe Agjencia për Shërbime
Mediatike Audio dhe Audiovizuele.