Sekretar Shtetëror
CV
Drita Abdiu - Halili
Drita Abdiu - Halili ka lindur më 15.09.1978 në Tetovë, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm.
Është e diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin Sh. Kirili dhe Metodi në Shkup në Fakultetin Filologjik. Aktualisht po ndjek studimet pasuniversitare (cikli i dytë) për Merdhënie Ndërkomëtare universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë
Ajo ka një përvojë pune shumëvjeçare në institucione të ndryshme shtetërore si dhe në organizata e misione ndërkombëtare.
Nga viti 1999-2002 ka punuar si ndërmjetëse, përkthyese dhe producent në terren për disa agjenci të huaja lajmesh në vend si: Newsweek (SHBA), CNN (SHBA), BBC (Mbretëria e Bashkuar), AFP (Francë), New York Times ( USA) ), Financial Times, Sunday Times (Mbretëria e Bashkuar), National Post (Kanada), El Mundo (Spanjë), De Volkskrant (Holandë) dhe De Morgen (Belgjikë).
Nga shkurti 2004 deri në dhjetor 2005 ka qenë e angazhuar si asistente dhe administratore gjuhësore në misionin policor ndërkombëtar EUPOL Proxima në Maqedoni.
Dhjetor 2005 - 2006 – anëtare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese BIRN (Balkan Insight). BIRN bën raportime ndërrajonale mbi çështjet kyçe që lidhen me zhvillimin dhe progresin e rajonit në përmbushjen e standardeve politike, sociale dhe ekonomike evropiane.
Nga dhjetori 2005 deri në 2011 ka punuar si hulumtuese dhe përkthyese e pavarur për disa media të huaja dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe ajo kreu kërkime lokale, kontakte dhe planifikime për gazetarët e huaj, duke përfshirë korrespondentët rajonalë të New York Times, Al Jazeera English-Athens dhe Financial Times të Londrës. Ajo gjithashtu ka shkruar dhe transmetuar artikuj për Al Jazeera-n angleze.
Maj - Qershor 2011 punoi për misionin ODIHR / OSBE, përkatësisht monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Në periudhën gusht 2011 deri në prill 2013 punoi si përgjegjëse per mardhënie me publikun, pastaj si shefe e kabinetit të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane në Sekretariatin për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Nga prilli i vitit 2013 deri në nëntor të vitit 2021 ka punuar si zëvendës udhëheqëse e Sektorit për Mbështetjen e Punës së Kryetarit të Komunës së Tetovës. Gjatë kësaj periudhe ka kryer detyra administrative për kryetarin e komunës si që janë: planifikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të sektorit, koordinimi dhe mbikëqyrja e kryerjes së punëve në sektor si dhe zgjidhja e problemeve dhe çështjeve brenda fushëveprimit të sektorit.
Nga data 9 deri më 18 dhjetor 2013, znj. Abdiu mori pjesë në EUVP (Programi i Vizitorëve të Bashkimit Evropian) në Bruksel, Belgjikë. Ky program u organizua nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Nga 3 deri më 21 shkurt 2014, e nominuar nga sektori për çështjeve politike të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, ajo mori pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve për Lidership në Shtetet e Bashkuara, të organizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA me temën "Llogaridhënia në Qeverisje 2 ". Ky program përfshinte një sërë takimesh me individë dhe vizita në organizata të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Ajo flet disa gjuhë si: shqip (gjuhe amtare), maqedonisht, anglisht, turqisht dhe serbo-kroatisht. Ka aftësi të shkëlqyera organizative dhe njohuri kompjuterike.