Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështje Evropiane
Zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështje Evropiane
Biografia:
Bojan Mariçiq ka lindur me 7 janar të vitit 1983 në Shkup.
Diplomoi ne vitin 2006 në drejtimin e së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në vitin 2009 mori titullin Magjistër i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin e Amsterdamit, Mbretëria e Holandës, me bursë të plotë nga MTEK program i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Në vitin 2011 mori titullin magjistër në Studimet bashkëkohore evropiane në Kolegjin universitar në Londër, Mbretëria e Bashkuar, me bursë të plotë të ndarë nga Çivning programi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2006 si demonstrator i së Drejtës së BE-së në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”-Shkup.
Nga muaji shkurt i vitit 2007 deri në gusht të vitit 2008 ishte projekt asistent në projektin për përafrim të legjislacionit evropian në Sektorin për çështje të kuadrove dhe juridike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga shtatori i vitit 2009 deri në shtator të vitit 2010 punoi si koordinues i projektit dhe analist në programin juridik, programi për administratë publike dhe programet e BE-së në Fondacionin për Shoqëri të Hapur – Maqedoni.
Nga shtatori i vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2013 u angazhua si hulumtues i lartë për çështje juridike dhe politike në Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, organizatë udhëheqëse civile për hulumtim, trajnim dhe monitorim për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Mariçiq është asistent hulumtues i projektit Fullbrajt i profesorit Kit Braun nga Universiteti Braun,
SHBA, në periudhën nga muaji tetor i vitit 2012 deri në tetor të vitit 2013. Funksionin drejtor ekzekutiv i Eurothink e realizon nga muaji nëntor i vitit 2013 deri në qershor të vitit 2017.
Në periudhën nga qershori i vitit 2017 deri në janar 2020 ishte këshilltar i posaçëm për integrime euroatlantike i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga qershori i vitit 2017 ishte përfaqësues nacional për Procesin e Berlinit, ndërkaq nga qershori i vitit 2018 ishte zëvendës i negocuesit kryesor politik, negocues kryesor teknik dhe shef i ekipit teknik negocues për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Mariçiq nga janari i vitit 2020 ishte koordinator nacional për integrim në Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal.
Nga 30 gushti i vitit 2020 kryen funksionin Ministër i Drejtësisë në mandatin e dytë të Qeverisë udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.
Nga 16 janari i vitit 2022 kryen funksionin Zëvendëskryeministër i Qeverisë për Çështje Evropiane.
Është autor i mbi 20 publikimeve akademike dhe analitike në sferën e integrimeve të BE-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Mariçiq ka përvojë shumëvjeçare në ligjërim për trajnime, ligjërata akademike për çështjet me BE-në, fjalime publike, argumentime dhe debate si dhe formulime të politikave publike dhe përfaqësim.
Ka realizuar një numër të madh të shërbimeve konsultative për cikël të projekteve, përgatitje të aplikacioneve të projekteve, menaxhim të ndryshimeve, reformave, planifikimeve strategjike, përfaqësime dhe lobime të strategjive komunikuese të organizatave civile dhe institucioneve publike.
Gjithashtu ka përvojë shumëvjeçare për analiza dhe hulumtime të organizatave ndërkombëtare dhe faktorëve vendor politik dhe civil.