Lajme
11.2.2019 10:30
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në
Uashington, vizitoi qendrën e USAID-it në Uashington, ku kishte takim me Margot
Elis, Zëvendës administrator i Lartë i USAID-it për Evropë dhe Euroazi. Në
drejtim të njëjtë Osmani vizitoi edhe qendrat e institucioneve më të larta
ndërkombëtare amerikane, ku mbajti takim me Pol MekKarti, Drejtor rajonal për
Evropë në InstitutinNdërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan,
Nënkryetare e Institutit Demokratik Nacional (NDI).
“Në rolin e
Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj, dua të shpreh kënaqësi personale,
gjithashtu ti përcjell edhe mesazhet mirënjohëse në emër të Qeverisë për
targetimin e suksesshëm të ndihmës zhvillimore amerikane në vend, duke i
vendosur themelet e zhvillimit demokratik dhe civil në vend” – theksoi Osmani
në takim, duke iu referuar mbështetjes direkte nga ana e SHBA-ve për Republikën
e Maqedonisë prej më shume se gjysmë miliardë dollar deri më tani.
Qëllimi ynë është të
ndërtojmë demokraci funksionale multietnike, e cila do të jetë në parimet e
shoqërisë civile, sundimit të ligjit, barazisë, lirisë së solidaritetit, dhe
gjitha principet tjera që janë pjesë e civilizimit perëndimor” theksoi Osmani,
duke potencuar rolin e USAID-it, si qendër kryesore për shpërndajen e ndihmës
për zhvillim, si dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare IRI dhe NDI, prezenca
e të cilëve lë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin demokratik, politik, civil
si dhe asaj shoqëror në përgjithësi. Osmani riafirmoi angazhimin e Qeverisë në
vazhdimësi në kuadër të bashkëpunimit me institucionet amerikane, si segment
kyç në rrumbulakësimin e transformimit të vendit në përputhje me rregullat,
standardet dhe vlerat perëndimore.
Paraprakisht, Osmani
mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga
think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi
i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte
fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave
demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to
Democratic Reform, NATO and EU Membership).