Lajme
08.2.2019 13:43
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore
në Uashington, vizitoi edhe Kongresin Amerikan, ku mes takimesh të shumta,
mbajti takim edhe me Kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në
Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.
“Si asnjëherë
më parë, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet nën ndikimin e
momentumit të fuqishëm evropian dhe euro-atlantik, në të cilën Maqedonia, me
sjelljen dhe suksesin e saj euro- atlantik, ka rol të rëndësishëm në përforcimin
e këtij ndikimi” – theksoi Osmani në takim, duke i shprehur mirënjohje kongresmenit
Engel, roli i të cilit në krijimin e orientimit perëndimor i të gjithë rajonit
Ballkanik është i padyshimtë.
“Me
pjesëmarrjen, angazhimin dhe mbështetjen tuaj latë gjurmë të pashlyer në
implementimin e vlerave perëndimore të rajonit në të gjithë Ballkanin, në bazat
e të cilës është i ndërtuar edhe suksesi i sotëm në progresin e gjithë rajonit,
si dhe në suksesin tonë ta realizojmë ambicien tonë kryesor – anëtarësimin në
NATO” – theksoi Osmani në takim, duke i uruar pozitën e re Kongresmenit Eliot
Ejngel, si Kryesues me Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin e
SHBA-ve.
“Ky funksion i
ri na udhëzon në bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen, për të cilin si një
njohës i mirë i rrethanave rajonale, pres që të ketë ndikim pozitiv akoma më të
madh në implementimin e vlerave perëndimore të Ballkanit” – theksoi Osmani.
Kongresmeni
Eliot Engel, Osmanit ia dorëzoi letrën, me të cilën ai si Kryesues i Komitetit
për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, së bashku me Kongresmenin
Majkëll MekKol, i cili është anëtar i komitetit, në mënyrë të drejtpërdrejt i
drejtohen Sekretarit Shtetëror Majkëll Pompeo, për mbështetjen e Maqedonisë në
aspiratat e saja euro-atlantike, të cilën e potencojnë edhe në letër sepse
paraqet interes të drejtpërdrejt të SHBA-ve dhe aleatëve të saj.
Paraprakisht
Osmani mori pjesë në mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e
Kryetarit Amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në kuadër të vizitës në Kongresin
amerikan mbajti takime me kongresmenin Stiv Stivers, i cili deri në janar të
këtij viti kryente detyrën Kryetar i Komitetit Nacional Republikan në Kongresin
e SHBA-ve, në kuadër të vizitës në Senat, Osmani mbajti takim edhe me Senatorin
Ron Xhonson, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Siguri të
Brendshëm dhe Çështje Qeveritare në Senatin e SHBA-ve.