Mbledhja e 15të e
Komitetit për Stabilizim dhe Asociim u mbajt me 19 dhe 20 qershor 2018 ne Shkup.
Takimin e udhëhoqën z-nja Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore në Sekretariatin
për Çështje Evropiane dhe z. Dejvid Kalen, Udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e
Përgjithashme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin
Evropian.
Komisioni
Evropian përsëriti mesazhet e përfaqësuesit të Lartë/ Zëvendëskryetares
Mogerini dhe Han, duke iu uruar Kryeministrave Cirpas dhe Zaev për vendosmërinë
dhe udhëheqjen e tyre në arritjen e marrëveshjes historike të çështjes së emrit
mes dy vendeve, çka kontribuon drejt transformimit të gjithë rajonit.
KSA shqyrtoi në
përgjithësi gjendjen lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin e
legjislacionit të BE-së (acquis), si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim
dhe Asociim.
Organet nacionale
siguruan shqyrtim të progresit të reformave dhe përpjekjeve për mbajtjen dhe
thellimin e dinamikës reformuese, në veçanti në fushat e rëndësishme, si që
janë gjyqësori, përcaktimi i përgjegjësive të përgjimit, reforma në shërbimet
e inteligjencës, reforma në administratën publike, luftës kundër korrupsionit,
respektimi i të drejtave fundamentale, reformat zgjedhore dhe liria e medias.
Autoritetet
konfirmuan angazhimin e tyre që ti bëjnë të gjitha përpjekjet e duhura për të siguruar gjithëpërfshirje dhe
transparencë të procesit, së bashku me gjithë aktorët tjerë në shoqëri.
Autoritetet Nacionale
theksuan se Plani 3-6-9 ishte i suksesshëm për përcaktimin e trajektores për
progres afatgjatë dhe të qëndrueshëm përmes miratimit të strategjive dhe
legjislacionit të nevojshëm. Ata informuan se Qeveria përgatit Planin 18 që ti
adresojë prioritetet dhe rekomandimet kyçe të Raportit të KE-së të vitit 2018. Rishikimi
i programit Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian si një platformë
gjithëpërfshirëse për agjendën reformuese të BE-së dhe përgatitjen e negociatave
aderuese, që do të sigurojë thellim plotësues të dinamikës së reformave.
Komisioni Evropian
konfirmoi rekomandimin e 17 prillit për çeljen negociatave për anëtarësim, duke
pasur parasysh progresin që arriti vendi, dhe për të cilin Këshilli do të
diskutojë në fund të korrikut.
Komisioni Evropian
inkurajon të gjitha palët që ta mbajnë dialogun konstruktiv dhe të vazhdojnë ta
thellojnë dinamikën reformuese, në veçanti në fushat kyçe si ata të theksuara
më lartë.
Komisioni Evropian
theksoi rëndësinë për arritjen e progresit në harmonizimin me legjislacionin e
BE-së, në veçanti lidhur me tregun e brendshëm, si dhe për nevojën e plotësimit
të detyrimeve të tjera ndërkombëtare, për shembull, në pjesën e ndërlidhjes së
energjetikës dhe transportit.