Lajme
10.2.2017 14:29
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi realizoi takim me Kolin Volf nga Drejtoria e Përgjithshme për politikë fqinjësore dhe zgjerim – NEAR.
Në takim u diskutua për gjendjen momentale në shfrytëzimin e mbështetjes nga IPA, si dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit për zhvillim rajonal. Zëvendëskryeministri Ademi, si koordinator Nacional i IPA-s, informoi zotin Volf për prioritetet të cilat i ka përcaktuar sa i përket IPA-s të cilat u referohen punës dhe zhvillimit të sistemit për Zbatim të Decentralizuar të IPA-s, zbatim të IPA-s me normë më të lartë të mundshme të absorbimit, në përputhshmëri me prioritetet e Qeverisë dhe agjendës së përbashkët me BE-në.
Ademi theksoi se ndihma e siguruar përmes IPA-s është e rëndësishme për zbatimin e reformave kyçe, në veçanti në këtë periudhe pos zgjedhore.
Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit theksuan kënaqësi nga bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, e cila zhvillohet në partneritet në të gjitha nivelet.