Lajme
26.1.2017 09:52
Sot Zëvendëskryeministri Ademi mori pjesë në konferencën rajonale e titulluar “Raporti i KE-së për vendet – reformat aderuese për Ballkanin Perëndimor” në Podgoricë, e cila paraqet vazhdimësi të iniciativës e cila filloi në Maqedoni në vitin 2015.
Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave dhe propozimeve mes përfaqësuesve të vendeve të rajonit dhe Komisionit Evropian për elementet kyçë të pakos së zgjerimit.
“Zgjerimi mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërkaq Raportet e Komisionit Evropian janë dokument në të cilën bazohen gjitha reformat të cilat duhet të zbatohen” theksoi Ademi. Gjithashtu, pjesëmarësit në konferencë konstatuan se është e rëndësishme të vërtetohet perspektiva evropiane për rajonin sepse ajo paraqet nxitjen kryesore për zbatimin e gjitha reformave të domosdoshme.
Lidhur me metodologjinë e re të cilën Komisioni Evropian e përdor për vlerësimin e përgatitjes së vendeve në procesin e aderimit, Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se kjo qasje mundëson të dy palëve, të vendeve kandidate edhe EK-së, të kenë pasqyrim më të mirë në skallën e përgatitjes së çdo vendi veçmas si dhe sfidave.
Në konferencë u diskutua edhe për procesin e Berlinit dhe agjenda për lidhshmërinë si mekanizëm për lidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit.
Në kuadër të qëndrimit në Podgoricë, Ademi realizoi takim bilateral me ministrin për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, ku u konstatuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe interesi i fuqishëm i vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në pjesën e integrimeve evropiane. Në këtë kontekst, në veçanti u theksua përvoja pozitive për bashkëpunim në kuadër të komitetit të përbashkët Maqedoni-Mali i Zi.
Ademi u takua edhe me ambasadorin Mikele Xhakomeli, përfaqësuesi special i Italisë për Procesin e Berlinit. Gjatë takimit u diskutuan përgatitjet e ardhëshme të Samitit e cila do të rrealizohet në Itali dhe u potencua rëndësia e këti procesi për thellimin e bashkëpunimit rajonal.