Lajme
15.6.2022 02:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministri Radman folën për ngjarjet aktuale politike dhe ardhmërinë e rajonit dhe konfirmuan se çdo vonesë e integrimit të rajonit në BE hap mundësi që Ballkani Perëndimor të kahësohet në drejtim tjetër.
-Për ne është kyçe që jemi të dukshëm nga ana e BE-së në zbatimin e agjendës reformuese dhe që vazhdojmë të menaxhojmë me proceset. Është në interes edhe të BE-së çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me çka do të jep inkurajim edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor të mbeten të fokusuar në reformat evropiane për arritjen e standardeve demokratike. Do të jetë keq BE të mos e shfrytëzojë këtë shans historik, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se reformat evropiane dhe implementimi i standardeve evropiane në vend vazhdojnë me qëllim të ju mundësohet jetesë më e mirë për qytetarët.
Mariçiq falënderoi Shefin e diplomacisë kroate, Radman, që Kroacia tregon lidership evropiane dhe që jep mbështetje të plotë për progresin në zgjerimin e BE-së dhe integrimeve tona.
-Kroacia është mike dhe partner i ynë i sinqertë me të cilën kemi bashkëpunim të mirë tradicional, të cilën ende më shumë do ta përforcojmë me procesin e negociatave, sepse përvoja kroate për ne do të jetë shumë e dobishme për ne, theksoi Mariçiq.
Në takim bashkëbiseduesit folën për hapjen e mundësive të reja për përforcimin e bashkëpunimit në zbatimin e programeve evropiane, siç janë programi Interreg për bashkëpunim tradicional që financohet nga IPA fondet e Bashkimit Evropian.