Lajme
21.1.2022 10:27
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Ambasadoren gjermane në vend, Anke Hollshtajn
Në takim u bisedua për progresin e zbatimit të reformave, si dhe për qasjen e re drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bulgarinë. Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se qasja e re drejt zgjidhjes së këtyre çështjeve, për çka u dakorduan me ambasadoren premton rezultate pozitive dhe jep vlera të reja në përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në aderim drejt Bashkimit Evropian, që do të sjell edhe ndryshime në atmosferën mes popujve të të dy vendeve.
Vizita e Ministres gjermane për Evropë, Ana Lirman, në ditën e parë të Qeverisë së re, konfirmoi pozitën e RF të Gjermanisë drejt euro- integrimit të vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor. Tani është obligim i yni më tej të vazhdojmë me realizimin e vazhdueshëm të agjendës reformuese dhe të punojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë në një mënyrë të fqinjësisë së mirë, transparente dhe gjithëpërfshirëse – theksoi Mariçiq në takim.
Ambasadorja gjermane Hollshtajn në takim theksoi se RF e Gjermanisë edhe më tej mbetet mbështetësi më i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në procesin euro-atlantik dhe vëzhgues vigjilent në zbatimin e agjendës reformuese në vend.