Lajme
26.1.2021 02:54
Zëvendëskryeministri Dimitrov dhe MPJ Osmani sot në Bruksel kishin takim me Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd – Prishtinë
Në këtë rast Osmani dhe Dimitrov theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson rolin që nga ana e BE-së i është ndarë ambasadorit Lajçak si ndërmjetësues në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe për çështje tjera në rajon.
Në këtë kontekst, në takim u theksua se si fqinj të afërt kemi interes të veçantë për suksesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-së. Afrimi i qëndrimeve nga ana e dy anëve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që do të jetë investim i madh në stabilizimin dhe evropeizmin e rajonit në përgjithësi – u theksua nga ana maqedonase.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, për marrëdhëniet e mira fqinjësore, iniciativat rajonale si dhe arritjet në periudhën që pason.
Njëzëri ishte konkluzioni se Maqedonia e Veriut është e përgatitur ti fillojë negociatat me Bashkimin Evropian duke e nënvizuar suksesin e vendit si një tregim i suksesit evropian në rajon, dhe me këtë duke dhënë shembull për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor – qartë duke treguar fuqinë transformuese të idesë evropiane.
Prandaj, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut medoemos të vazhdojë pa marrë parasysh sfidat në këtë rrugë. Ky do të jetë konfirmim për mirëmbajtjen e politikës së zgjerimit në agjendën e BE-së, por edhe investimi i vërtet në reforma edhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore do të thotë investim i sigurt në ardhmëri më të mirë për qytetarët – ishte konkluzioni në takim.
Vizita e punës në Bruksel u rrumbullakua me një drekë pune me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, në të cilën u shkëmbyen mendime për arritjet dhe planet e ardhshme reformuese.