Lajme
17.10.2020 02:57
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e letër mandatit për misionin dhe detyrat e Sekretariatit për Çështje Evropiane tha se, si Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane do të jep mund maksimal që Maqedonia e Veriut të bëhet demokraci prosperuese evropiane në të cinën do të sundojë e drejta, me të cilën të gjithë do të krenohemi.
“Kjo është beteja jonë, kjo është detyrë e gjeneratës sonë edhe për mua si person i cili gjithë karierën ia përkushtoi në rrumbullakimin e dy qëllimeve kyçe që nga pavarësia e Maqedonisë – anëtarësimi në NATO dhe integrimi evropian, tani nuk ka sfidë më të madhe nga përmbushja e eë dytës”- tha ZKQ Dimitrov duke theksuar se procesi i negociatave kërkon shumë reforma dhe shumë ndryshime, të cilat janë të rënda dhe kërkojnë jo vetëm njohuri dhe aftësi, por edhe këmbgulje.
ZKQ Dimitrov: “Do të duhet të thyejmë sërë paragjykimesh, ti vendosim vlerat bashkëkohore evropiane në përditshmërinë tonë dhe ato ti praktikojmë. Jo vetëm në fjalë por edhe në vepra, me rezultate të dukshme për çdo qytetar që të njohë se po ndryshojmë, me ofertë për të ardhme për çdo person të ri”
Duke e shpjeguar procesin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua disa shtyllave kryesore siç janë Metodologjia, IPA 3 dhe Plani Ekonimik-Investues: Metodologjia e re për negociata, gjenerata e re e ndihmës para-aderuese IPA 3 dhe panit Ekonimik- Investues janë shansë të cilën me doemos ta shfrytëzojmë. Ata sjellin dinamikë dhe mundësi më të mëdha që sa më shpejtë të përparohet nëse me të vërtet japim rezultate.
“Mundësia për të hapur klasterë të njëkohshme të cilat grupohen nga 8-9 kapituj, të lidhura me ndihmën konkrete e siguruar përmes IPA 3, bëjnë thirrje për mobilizim masovik, shfrytëzimin e potencialit të cilën e kemi në administratë, por edhe përfshirjen e kuadrove të reja. Metodologjia e re imponon edhe mundësinë e përshtatjes së Strukturës negociuese, thjeshtimin e saj, operacionalizimin dhe rritjen e efikasitetit”- theksoi Dimitrov duke potencuar se si Negociues Kryesor dhe SÇE si Sekretariat i strukturës negociuese në përgjithësi, do të jenë motor i këtij procesi.
Duke folur për përkthimin e të drejtës evropiane në gjuhë maqedonase si një nga detyrimet gjatë këti procesi, Dimitrov potencoi se gjuha maqedonase është gurrë themel i identitetit të popullit maqedonas.
“Në ndërtimin e identitetit evropian, shumë gjuhësia garanton barazi për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Në përputhje me këtë politikë të barazisë gjuhësore edhe gjuha maqedonase do ta gëzoj statusin e barabartë edhe gjuhën zyrtare në Union, atëhereë kur Maqedonia e Veriut do të jetë antare e plotë”.
Lidhur me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në gjatë kohës së kryesimit gjerman dhe sfidave me Bullgarinë fqinje në këtë kontekst, ZKQ Dimitrov tha:
“Nuk është sekret se së bashku me kryesimin gjerman punojmë që Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në dhjetor këtë vit. Gjithashtu nuk është sekret se kemi sfidë me fqinjët tanë, me Bullgarinë fqinje. Por, unë jam i bindur se të gjitha vendet anëtare janë të vetëdishëm, në veçanti fqinjët, se jemi para një zgjedhje të thjeshtë – ose do të kemi sukses të përbashkët ose do të kemi përmbysje të përbashkët, sepse mos suksesi nuk do të jetë vetëm maqedonas, por do të jetë edhe për imazhin evropian për Bullgarinë, por para se gjithash për vetë Evropën dhe vlerave të saja thelbësore. Ne përgatitemi për skenar të suksesshme dhe fitues.” – dhe shpjegoi se menjëherë pas Konferencës së parë ndërqeveritare do të vazhdojmë me skriningun (shqyrtimin analitik të së drejtës evropiane) dhe atë me shqyrtim bilateral sipas klastereve dhe kapitujve përkatëse.
“Në rast se punët realizohen sipas dinamikës së planifikuar, do mund të presim që deri në fund të vitit 2021 ta hapim klasterin e parë. Si Qeveri presim se me fokus dhe prioritet të qartë të punës, do të mundet që gjatë mandatit tonë të hapin afro 80% të kapitujve dhe të sigurojmë shtresë për Qeverinë e ardhshme që me sukses ti mbyll negociatat dhe të rezultojë me marveshje për aderim dhe anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”- theksoi Dimitrov duke bërë thirje për dialog me opozitën, shoqërisë civile dhe sektorit privat për realizimin e këtij qëllimi strategjik.
“Procesi aderues për shtet të madh dhe të vogël është i njëjtë, obligimet janë identike, pyetja është se a jemi politikisht në përgjithësi të përgatitur pa rezervë të invstojmë në ardhmërin[ e vendit tonë. Të shkojmë përpara, aty ku takojmë. Ta sjellim Evropën brenda”- theksoi Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në konferencën e sotme për shtyp në kontekst të mandatit dhe misionit të Sekretariatit për Çështje Evropiane.