Lajme
01.9.2020 15:03
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp me rastin e dorëzim-pranimit të funksioneve të reja.
Në fjalën e ZKQRMV Dimitrov fillimisht
iu falënderua gjithë punonjësve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për punën e
tyre të përkushtuar, “në veçanti atyre që pa shumë bujë, me përkushtim dhanë
mund këto tre vite të kaluara me të vërtetë të jenë historike”.
Në periudhën e ardhshme
në SÇE fokusi do të jetë fillimi i procesit aderues dhe mendoj që momentumi i
kryesimit dhe përkushtimi i Kancelares Merkel kah fundi i vitit, qëllimi është
që përfundimisht ti fillojmë negociatat aderuese dhe ta hapim rrugën më të mirë
për reforma brenda. Kjo do të thotë që SÇE duhet të bëhet një nga motorët
kryesor në vend, që do ti shtyjë reformat përpara.
Unë këtë ndryshim e shoh si tejet
pozitiv - si një vazhdimësi të politikës, por me freski në sfidat për të dy ne.
Përvojat që unë sjell nga SÇE dhe Nikolla nga MPJ, tani do t'i përcjellim në të
dy institucionet, të cilat sigurisht që do të paraqesin shtysë plotësuese nga e
cila shteti dhe qytetarët mund të kenë vetëm përfitim – theksoi MPJ Osmani.