Lajme
19.5.2020 16:59
Në aeroportin e Shkupit Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj në vend, në prani të Hamad Jasim Al- Mahmud, ushtrues i detyrës Ambasador i Katarit në vend, pritën donacionin – ndihmën për ballafaqim me COVID-19 nga Katari.
Zëvendëskryeministri në emër të Qeverisë dhe në emër të qytetarëve, shprehu falënderim deri tek ushtruesi i detyrës Ambasador i Shtetit të Katarit në vend, Hamad Jasim Al- Mahmud, por edhe deri tek populli i Katarit për ndihmën e dhënë për vendin tonë.
“Bëhet fjalë për sasi të madhe, më shumë se tetë ton pajisje mbrojtëse e cila përbëhet nga: afro pesëqind mijë maska kirurgjike, rreth 90 mijë maska tre shtresore mjekësore dhe kirurgjike, më shumë se 70 mijë maska mbrojtëse N95;. Krahas maskave, pakoja përmban edhe dhjetëra mijëra syze mbrojtëse, helmeta mbrojtëse, skafandër mbrojtës, doreza mbrojtëse"- tha Osmani, i cili theksoi se bëhet fjalë për pajisje që na nevojiten, që seriozisht do ti përforcojë kapacitetet tona posaçërisht në shëndetësi dhe në sistemin shëndetësor, të cilët gjithsesi që paraqesin linjën e parë të mbrojtjes nga virusi korona.
“Duke i siguruar këto donacione nga miqtë tanë ndërkombëtar, sigurojmë edhe kursim serioz të buxhetit, në një kohë kur po ballafaqohemi me sfida ekonomike nga pandemia është gjithashtu shumë e rëndësishme” – shtoi Osmani.