Sot, në hapësirat e
Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua Marrëveshje për ndërtimin e dy
kilometrave të para të autostradës Shkup – Bllacë. Marrëveshja, në praninë e
Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, në rolin e koordinatorit
të Qeverisë për projektin Shkup – Bllacë Bujar Osmani dhe Ministrit për
Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, nënshkruan Drejtori i NP për Rrugë
Shtetërore,Zoran Kitanov dhe Drejtorit të Përgjithshëm i Sh.A. Granit, Zoran
Milkovski.
“Sot po përmirësojmë një padrejtësi që, për fat të keq, u stërzgjat jo më pak
se 20 vite. Projekti Shkup – Bllacë nuk është projekt i ri, por iniciativë e
filluar shumë më parë, që në një mënyrë apo në një tjetër, vazhdimisht
mënjanohej anësh nga prioritetet e shtetit dhe për të cilin nevojitej përpjekje
të jashtëzakonshme që sërish të kthehet në fazë të realizimit në të cilën tani
është. Nga sot, ky projekt hyn në fazë të pakthyeshme ndërkaq dinamika e
realizimit të tij mbetet qartë çështje teknike” theksoi Osmani në fillim të
ngjarjes, duke mos e fshehur kënaqësinë e tij personale si Koordinator i
Qeverisë përgjegjës për realizimin e këtij projekti që përfundimisht shënon
fillimin e këtij projekti.
“Është e pamohueshme që ky projekt ka edhe rëndësi ekonomike, shoqërore dhe
politike për Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekt që paraqet edhe pjesë
të iniciativës evropiane për bashkëpunim rajonal, e theksuar përmes të a.q.
‘agjenda kokeltiviti’ të Procesit të Berlinit” theksoi Osmani, duke potencuar
se Shkupi dhe Prishtina si kryeqytete më të afërta në rajon, të cilët me
ndërtimin e autostradës do të jenë larg për më pak se një orë.
“Lidhja rajonale është e rëndësisë së veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit
dhe integrimit të saj në Rajon. Për këtë arsye fuqishëm jemi të fokusuar në
zhvillimin e rrjetit rrugor me çka do të sigurojmë lidhje me vendet e rajonit
për arsye të transportit më të shpejtë dhe më të lehtë të mallrave dhe
shërbimeve”, theksoi Ministri Sugareski, duke potencuar se Qeveria dhe
Ministria për Transport dhe Lidhje në mënyrë intensive punojnë në lidhjen e
vendit me fqinjët.
“Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, vitin e kaluar shënuam rritje
prej më shumë se tridhjetë përqind në tregtinë e përgjithshme, kështu që,
ndërtimi i aksit të autostradës do të jep shtytje shtesë në rritjen e
relacioneve tregtare në të ardhmen” theksoi Sugareski.
Në fjalën e tij, Drejtori Zoran Kitanov shpjegoi detajet e marrëveshjes dhe
lëndën e realizimit. “Marrëveshja për punë ndërtimore për 2 kilometrat e para
të kalimit kufitar Bllacë deri tek nyja për fshatin Bllacë.
“Pas zbatimit të suksesshëm të prokurimit publik, nga ofertat e arritura, si
operator më i përshtatshëm ekonomik i cili do ti kryejë punimet ndërtimore u
zgjodh kompania GRANIT. Vlera e Marrëveshjes është 747.239.717,00 denarë pa
TVSH apo rreth 12,2 milion euro, ndërkaq punimet duhet të mbarojnë në afat deri
në 18 muaj nga fillimi i punës, që do të thotë se punët ndërtimore do të
fillojnë këtë pranverë, ndërkaq kilometrat a parë të autostradës do të mund ti
vozitim verën e ardhshme në vitin 2021” theksoi Kitanov, duke theksuar se po
zhvillohet edhe faza e përgatitjes së fazës së dytë më çka do të realizohen
edhe 10 kilometrat tjera të autostradës.
I gjithë projekti i autostradës Shkup Bllacë është në gjatësi afër 13
kilometra, përqindje afër 120 milion euro, nga të cilët 27 milion euro si
grante të pakthyeshme janë siguruar përmes Kornizës për Ballkanin Perëndimor të
BE-së, rreth 70 milion euro janë paraparë si hua nga EBRD, ndërkaq mjetet tjera
janë nga buxheti i vendit.