Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane
Bujar Osmani, mbajti takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të
Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak.
Në takim u diskutuan hapat e ardhshëm dhe mënyra
për përforcimin shtesë të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë
së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në arritjen e qëllimeve
për zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë bisedës, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu
mirënjohje për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që vendi ynë e merr nga
KB-të në procesin e demokratizimit të vendit, si dhe për mbështetjen në fusha
të rëndësishme për qytetarët, në veçanti në pjesën e mbrojtjes së mjedisit
jetësor.
“Kombet
e Bashkuara me agjencitë e saja në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë
partner të Qeverisë në dialog për strategjitë sektoriale dhe politike si dhe
mbështetës aktiv në koordinim sektorial përmes projekteve që vazhdimisht po
zbatohen gjatë 20 viteve të fundit”- theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai
shprehu kënaqësinë e tij nga puna e zyrës së UNOPS-it e cila u hap vitin e
kaluar, në drejtim të implementimit të mjeteve nga Mbretëria e Norvegjisë dhe
Suedisë, mbështetja bilaterale e së cilës paraqet bazë për implementimin e
projekteve të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut për mbështetje të procesit të
integrimit evropian.