Lajme
03.4.2019 14:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani mbajti takim me Drejtoreshën Rajonale të Programit për Zhvillim të
Kombeve të Bashkuara (UNDP) për Evropë dhe Bashkësitë e shteteve të pavarura,
Mirjana Shpoljariq- Eger.
Në takim u hapën temat për planet aktuale dhe të
ardhshme të UNDP-së në vend, si dhe u diskutuan edhe sfidat zhvillimore në
aspektin e procesit të integrimit evropian, fushë në të cilën UNDP ka përparësi
konkurruese, përvojë dhe mandat për mbështetje të Maqedonisë së Veriut si
partner afatgjatë.
“Aktualisht ndodhemi në periudhë parazgjedhore, në
prag të fushatës parazgjedhore, që, edhe pse i kënaq proceset, nuk duhet të
paraqesë pengese që të vazhdojmë me zbatimin e reformave për integrimin
evropian të vendit, dhe në këtë kuptim, partneriteti strategjik me UNDP për
mbështetjen e agjendës për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE
është e mirëseardhur” theksoi Osmani, duke potencuar Raportin pranveror për
gjendjen dhe progresin e vendit nga ana e Komisionit Evropian, do të reflektojë
momentumin pozitiv reformues në vend.
Osmani përshëndeti edhe mbështetjen e UNDP-s për
Qeverinë për shfrytëzimin e procesit të integrimit në BE për të arritur një
rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të përshpejtuar në përputhje me
praktikat më të mira, përvojat ndërkombëtare dhe rajonale, që sipas tij do të
jetë përmirësim i jetës së qytetarëve në përputhje me standardet evropiane.
Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Osmani,
dhe Drejtoresha Shpoljariq-Eger shprehën bindje të fuqishme se ky bashkëpunim
partneriteti do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh
përkushtimin e Qeverisë në mbështetje të politikës së KB-së “Askush mos të
mbetet pas” (NO ONE IS LEFT
BEHIND).
UNDP deri më tani ka zbatuar më shumë se 200
projekte në vlerë prej më shumë se 66 milion euro që nga pavarësia e vendit,
nga të cilat 27 momentalisht janë duke u zbatuar me buxhet prej rreth 19 milion
euro, edhe atë mbështetje për institucionet, procesin euro- integrues, krizës
së migrantëve, romët, vetëqeverisje lokale etj, si dhe ndihmë për dëmet gjatë
fatkeqësive natyrore. Bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
KB-së përmes programeve për zhvillim dhe mbështetje është duke u zbatuar me
sukses tani më 25 vite.