Lajme
25.3.2019 11:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Peshkopin e Shkupit dhe kryesuesin e Kishës
katolike Romake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kiro Stojanov, në prag të
vizitës së kreut të Kishës katolike, Papa Françesku në vendin tonë.
“Është nder i veçantë që Papa Françesku do ta vizitojë Maqedonisë e Veriut,
si simbol i orientimit tonë shoqëror dhe civilizues drejt Evropës dhe vlerave
perëndimore. Kënaqësi e veçantë është që Papa do ta vizitojë Shkupin,
vendlindjen e Nënës Terezë si mirënjohje për kontributin tonë në humanizmin,
solidaritetin dhe mirësinë botërore – theksoi Osmani në takim, duke potencuar
në traditat dhe marrëdhëniet e mira mes bashkësive të ndryshme fetare në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e përfshirë këtu edhe komunitetin fetar
katolik romak.
Në takim u këmbyen informacione lidhur me mënyrën e organizimit të takimit,
ku Zëvendëskryeministri Osmani shprehu besim se Qeveria do të sigurojë trajtim
të përshtatshëm dhe mbështetje logjistike për organizimin e suksesshëm të
vizitës. “Kjo vizitë, krahas rëndësisë për përfaqësuesit e bashkësisë katolike
romake, është e rëndësisë së veçantë edhe për vendin dhe Qeveria me aktivitetet
e veta do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme për nivelin e duhur të
organizimit të kësaj vizite” theksoi Osmani.
Në takim u hapën edhe çështjet për bashkëpunim mes bashkësive fetare në
Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të shtetit, si dhe
marrëdhëniet mes vetë bashkësive fetare dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë,
ku bashkëbiseduesit iu referuan dialogut mes bashkësive dhe vendit me qëllim të
ndërtimit të shoqërisë funksionale multi – konfesionale.