Lajme
20.2.2019 16:44
Sot në hapësirat
e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt Misioni për Programim i
Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore (DG NEAR), ku u
diskutua dhe u harmonizuan komentet e dokumenteve akcionale për IPA 2019 dhe
2020, pas shqyrtimit të parë cilësorë.
Në takim morën
pjesë përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian (DEU) dhe përfaqësues
të Zyrës së Koordinuesit Nacional për IPA, si dhe koordinuesit e grupeve të
punës sektoriale dhe nën-sektoriale për Punësim dhe politikë sociale, Bujqësi
dhe zhvillim rural, Konkurrencë dhe inovacion, Drejtësi dhe punë të brendshme, Politikë
rajonale dhe përfaqësues të shfrytëzuesve përfundimtar.
Në takim u
diskutuan gjetjet nga kontrolli i parë cilësor i dokumenteve akcionale nga ana
e KE-së dhe Delegacionit të BE-së për IPA 2019-2020. Afati për harmonizimin e
dokumenteve është deri në fund të shkurtit 2019. Dokumentet akcionale për IPA
2019 pritet që të miratohen në tetor të vitit 2019, ndërsa miratimi për IPA
2020 në janar të vitit 2020.