Lajme
12.2.2019 12:05
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ambasadorin e
SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli me rastin e përfundimit të
mandatit të tij.
“SHBA-të nuk janë vetëm
partnerë strategjik të Republikës së Maqedonisë, por edhe miq të rëndësishëm me
prezencën dhe pjesëmarrjen aktive të të cilëve u realizuan sukseset më të
rëndësishme të vendit që nga pavarësia e saj” – theksoi Osmani në takim, duke i
shprehur mirënjohje personale Ambasadorit Bejli, për angazhimin e tij personal,
përkushtimin dhe mbështetjen e vendit.
“Me aktivitetet e juaja
latë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në suksesin tonë për ta realizuar
përcaktimin tonë strategjik – anëtarësimi në NATO, por edhe gjurmë të
pashlyeshme në implementimin e vlerave perëndimore të Ballkanit, në bazat e së
cilës është i ndërtuar edhe suksesi i sotëm në progresin e rajonit në
përgjithësi” – theksoi Osmani.
Gjatë takimit Osmani
referoi edhe për vizitën e tij në SHBA, ku mbajti takim me përfaqësues të lartë
të Kongresit Amerikan, mes të cilave edhe me kryesuesin e Komitetit për
Politikë të Jashtme, Eliot Engel, si dhe me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së
Bardhë, mes të cilëve edhe me ndihmësin e zëvendës Sekretarit Shtetëror, Metju
Pallmer.