Lajme
12.2.2019 09:59
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me shefin e Misionit
të OSBE-së, në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja.
Zëvendëskryeministri
Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në
Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të
Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që
misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në
pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit
të sundimit të ligjit në dobi të Republikës së Maqedonisë.
“Reformat zgjedhore
janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, duke e kyçur
këtu edhe implementimin e të gjithë rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR,
në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh se
prioriteti ynë, janë zgjedhjet presidenciale të lira, të drejta dhe të
besueshme” – theksoi Osmani, duke i potencuar edhe reformat tjera të cilat e
presin vendin në prag të Raportit të ri të Komisionit Evropian në prill. Në
këtë drejtim ai shprehu kënaqësi në miratimin e ligjit të ri për parandalim të
korrupsionit dhe konflikt të interesave që do të kontribuojnë në arritjen e
preventivës më efikase dhe luftës kundër korrupsionit, njëkohësisht shprehu
kënaqësi që me të njëjtin përforcohet
edhe efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e
Korrupsionit, me të cilën përbërja e re duhet të mbikëqyr procesin zgjedhor në
pjesën e financimit të partive politike gjatë kohës së zgjedhjeve
presidenciale.
Gjatë kohës së bisedës
bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i
OSBE-së në Shkup ia siguron Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmbushjes
së reformave edhe në sferat tjera si që janë: gjyqësori, mediat, sektori civil
etj, si dhe u diskutuan sfidat aktuale: për implementimin e Planit 18
përgatitja e kontributit të vendit drejt Raportit të Komisionit Evropian, si
dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me realizimin final të qëllimeve
strategjike të Republikës së Maqedonisë anëtarësim në BE dhe NATO.