Lajme
08.2.2019 13:47
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në
Uashington, vizitoi edhe Senatin Amerikan, ku mbajti takim edhe me senatorin
Ron Xhonson, ku njëherit është edhe Kryesues i Komitetit për Siguri të Brendshëm
dhe Çështje Qeveritare në Senatin e SHBA-ve.
Duke i uruar suksesin e
vendit, Senatori Zhonson njoftoi Osmanin për iniciativën e tij, së bashku me
Senatoren Xhein Shahin deri tek Senati
Amerikan, me Rezolutë të cilën Senati pritet ta miratojë në fillim të javës së
ardhshme, të mbështeten aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë në drejtim të
implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Në tekstin e
rezolutës të cilin në draft version iu dorëzua Osmanit, mes tjerash, i
propozohet Këshillit të BE-së që në qershor të këtij viti ta konfirmojë
vendimin për fillimin e negociatave. Siç theksoi Senatori, teksti i kësaj
Rezolute pritet të finalizohet dhe të vendoset në rend të ditës në Senat në
fillim të javës së ardhshme dhe e njëjta të miratohet.
“Privilegj i vërtetë
është partneriteti i Maqedonisë me SHBA-në, që e njëjta tani po vazhdon me një
rritëm të përshpejtuar, për të cilën SHBA-ja mund të llogaris vendin tonë si
një aleat i fuqishëm në promovimin e vlerave demokratike perëndimore të
Ballkanit” – theksoi Osmani.
Paraprakisht Osmani
mori pjesë edhe në Mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e
Presidentit Amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në agjendën e tij ishte edhe vizita
në Kongresin amerikan ku ai mbajti takim edhe me Kongresmenin Stiv Stivers, i
cili deri në janar të këtij viti kryente funksionin e Kryetarit Nacional të
Komitetit Republikan në Kongresin e SHBA-ve. Vizita kryesore
ishte takimi me Kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në
Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.