Lajme
08.2.2019 09:22
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në
Uashington, sot mbajti takime me Zëvendës ndihmësin e Sekretarit të SHBA-vë për
Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer, në Stejt Departamentin Amerikan.
“SHBA-të janë më shume
se partner strategjik të Maqedonisë, por
edhe miku ynë më i rëndësishëm, me praninë dhe pjesëmarrjen aktive të të
cilëve u realizuan pikë kthesat më të rëndësishme nga pavarësia e vendit, suksesi i të cilit në
mënyrë të pakthyeshme është ndërtuar në këtë vend”- theksoi Osmani, duke
potencuar, edhe në vetë pavarësinë e vendit, Marrëveshjen kornizë, organizimin
territorial, si dhe Marrëveshjen e Prespës implementimi i të cilit përfundoi
para kësaj vizite. Osmani theksoi se suksesi i sotëm i nënshkrimit të
protokollit për NATO është rezultat pikërisht i këtij partneriteti, për të
cilën theksoi se pret të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Presim mbështetjen e
SHBA-ve edhe në periudhën që pason kur edhe do të finalizohen ngjarjet kryesore
me të cilat do të betonohet orientimi ynë perëndimor – anëtarësim i plotë në
NATO dhe fillim i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”- theksoi
Osmani, duke referuar edhe gjendjen politike në vend, për progresin e vendit në
përmbushjen e kritereve, përmes implementimit të Planit 18 reformues, si dhe
për progresin në marrëdhëniet me fqinjët.
“Maqedonia tani më nuk
ka çështje të hapura politike, dhe sërish mer vendin qendror në Ballkan, si
partner kryesor i SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, në promovim të vlerave demokratike
dhe vlerave perëndimore në rajon”- theksoi Osmani.
Në kuadër të vizitës,
Osmani mbajti takim me Senatorin Ron Xhonson, i cili njëherit është edhe
kryesues me Komitetin për Siguri të Brendshëm dhe Çështje Qeveritare në Senatin
e SHBA-ve. Senatori Xhonson njoftoi Osmanin për iniciativën e tij, së bashku me
senatoren Xhein Shahin, deri në Senatin Amerikan, me të cilën përshëndeten
gjitha aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me implementimin e
Marrëveshjes së Prespës. Në tekstin e rezolutës, që në draft version iu dorëzua
Osmanit, mes tjerash, Këshillit të BE-së i propozohet që në qershor këtë vit ta
konfirmojë vendimin e fillimit të negociatave. Si që theksoi senatori, teksti i
kësaj rezolute pritet të finalizohet dhe të vendoset në rend të ditës së
senatit në fillim të javës së ardhshme dhe e njëjta të miratohet.