Lajme
06.2.2019 09:40
Zëvendëskryeministri
i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i
delegacioneve të Republikës së Irlandës dhe Republikës së Finlandës, të cilët qëndrojnë
në vizitë pune në vend.
Në kuadër
të vizitës, Osmani realizoi takim me dy delegacionet e udhëhequra nga Ministri
Shtetëror për Çështje Evropiane i Republikës së Irlandës, Znj. Helen Mekenti,
si dhe nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Z.
Samuel Virtanen.
„Irlanda
dhe Finlanda tashmë janë shënuar në kontekst pozitiv në historinë tonë
eurointegruese, duke pas parasysh se në vitin 2004, pikërisht nën presidencën
irlandeze, Maqedonia dorëzoi kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian,
kurse në vitin 2005, vendi fitoi statusin kandidat nën mandatin e Komisionerit
të atëhershëm për zgjerim Oli Ren, i cili vjen nga Finlanda”, theksoi Osmani në
takim, duke falënderuar kështu për mbështetjen e përgjithshme të të dyja
vendeve, në veçanti për kontributin e Finlandës në ruajtjen e fokusit të
zgjerimit të Unionit, si vend – kryesues i ardhshëm me Këshillin Evropian dhe
pjesë e treshes presidenciale të BE-së.
“Dhe kjo, përveç që flet për një kontekst
pozitiv për të dyja vendet, flet edhe për gjatësinë e maratonës sonë, e cila me
të vërtetë ka zgjatur shumë, dhe pikërisht për këtë, tani që jemi pothuajse afër
fundit, këtë mundësi nuk kemi të drejtë ta humbasim”, - theksoi Osmani, duke
shtuar se përparimi në zbatimin e reformave nga Plani 18, si dhe nga
gatishëmria e vendit për të ofruar rezultat për edhe një rekomandim të pastër
me raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, i cili Osmani pret të rezultoj
edhe me konfirmim të vendimit për negociata nga ana e Këshillit Evropian në
qershor.