Lajme
16.10.2018 10:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje
Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë dhe sigurisë të Mbretërisë
së Holandës, përfaqësuar nga Arjen Taselar , Shef i Departamentit për Marrëdhënie dhe Projekte Ndërkombëtare, Hans Jonkher Koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare
të Ballkanit Perëndimor dhe qasje në BE. Në takim u diskutua për mundësitë për
mbështetje të procesit të reformave në Republikën e Maqedonisë,
veçanërisht në ofrimin e ekspertizës në
fushat kyçe, siç janë gjyqësori, të
drejtat themelore, sundimi i së drejtës, siguria dhe kështu me radhë.
"Një prej sfidave tona më të larta është
ruajta e momentumit të reformave, sipas udhëzimeve të Samiteve të qershorit të
BE-së, veçanërisht në pjesën e reformës gjyqësore dhe sigurimit të së drejtës -
theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e procesit të suksesshëm të skriningut vëzhgues pikërisht
me kapitullin23 - gjyqësori dhe të drejtat themelore.
Holanda është një nga mbështetësit më të fuqishëm
të Republikës së Maqedonisë dhe proceseve tona të integrimit,por edhe një vend
me të cilin tradicionalisht kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm.
Këtë mbështetje sigurisht që e pres edhe tani kur vendi po ballafaqohet me
sfidën për të përmbyllur çështjen e perspektivës euroatlantike dhe për të
filluar negociatat për anëtarësim në Be”-theksoi Osmani, duke shprehur
mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ekspertizën e ofruar nga Holanda,në procesin
e adresimit të reformave të domosdoshme.