Zëvendëskryetari i Qeverisë për
Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për
negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe
negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në
Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat
dhe Zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve të rajonit marrin
pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të
Ballkanit Perëndimor (WBAR), ku edhe mbajti takime bilaterale me Ministrin për
Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe
Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.
Gjatë bisedës me Ministrin Bushati, u
hapën temat për sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen në afrimin drejt Bashkimit
Evropian, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve ku të
dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që krahas kornizës së qartë kohore për
fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit të ardhshëm,
duke kyçur edhe kahje dhe drejtime të qarta për suksesin e këtij procesi – “Javën
e kaluar dy vendet së bashku filluan procesin e skriningut që paraqet nxitje
shtesë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veçanti në këmbimin e
përvojave dhe mësimet e marra për progresin në proceset integrues” –theksoi
Osmani.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri
Osmani nga bashkëbiseduesi i tij kërkoi nga Shqipëria, si vend- anëtar i
NATO-s, ta shfrytëzojë pozitën e vetë që ti ndihmojë vendit tonë në rrugën
drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veri-atlantike. Në këtë kontekst ai
potencoi se përvoja e Republikës së Maqedonisë në kuadër të procesit për
Stabilizim dhe Asociim, në veçanti përvoja e Sekretariatit për Çështje
Evropiane, paraqet potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga
Shqipëria.
Gjatë takimit me Ministren për
Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, bashkëbiseduesit
potencuan përpjekjet e dy vendeve për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe
bashkëpunimin në këtë drejtim mes dy vendeve. “Mbështetja e lartë e qytetarëve
në referendum, paraqet momentum të fuqishëm për implementimin e Marrëveshjes së
Prespës, me të cilën Republika e Maqedonisë në përgjithësi do ti zhbllokoj
integrimet evropiane dhe euro- atlantike”, theksoi Osmani, duke potencuar se ky
progres, si dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës në përgjithësi, do të
jetë një nxitje për gjithë rajonin, për kompromise thelbësore dhe të guximshme
mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i potencuar edhe marrëdhëniet mes
Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën e ditës së sotme për
reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, pritet
të nënshkruhet deklarata e përbashkët ku, mes tjerash, do të riafirmohen
angazhimet për avancimin e fqinjësisë së mirë, avancim i bashkëpunimit rajonal
si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe do të
pasojë fjala e Zëvendëskryetarit Osmani në panelin përkushtuar komunikimit të
BE-së në opinion.
Në konferencën e ditës së sotme për
reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë,
mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e
paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në
Podgoricë në vitin 2017.