Zëvendëskryetari i Qeverisë për
Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për
negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe
negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojë për vizitë pune në
Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat
dhe Zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni morën
pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të
Ballkanit Perëndimor (WBAR).
Në kuadër të konferencës u nënshkrua
deklaratë e përbashkët me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u
mbështetur në përkushtimin e Bashkimit Evropian, në politikën e zgjerimit, duke
e mbajtur këtë temë lartë në agjendën e tyre, i riafirmuan angazhimet për
avancimin e marrëdhënieve fqinjësore, riafirmuan përkushtimin e tyre drejt
bashkëpunimit rajonal përmes mbështetjes së ndërsjellë dhe shkëmbimit të
përvojave lidhur me të gjitha aspektet e procesit para-aderues, si dhe të
gjitha angazhimet në drejtim të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor
në përgjithësi.
Në panelin përkushtuar komunikimit të
BE-së në opinion gjatë takimit pjesëmarrësit, debatuan për sukseset, sfidat dhe
potencialet për avancimin e komunikimit të vlerave evropiane në kuadër të
vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Si kërcënime kryesore u potencuan
lajmet e rrejshme, depërtimi i së cilës kërcënon realitetin objektiv dhe të
vërtetën, që, sërish krijon, teren për depërtimin radikal ofertave politike. Në
këtë kontekst u theksua se është e nevojës të avancohet bashkëpunimi dhe
komunikimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që bashkërisht të
ndihmohet për menaxhimin e këtyre sfidave.
Në konferencën e tretë të ditës së
sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në
Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e paraprirë
nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë
në vitin 2017.
Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë Zëvendëskryetari Osmani mbajti
takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të
Jashtme të Austrisë, Karin Knajsl, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të
Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime Evropiane
të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.