Zëvendëskryetari i Qeverisë për
Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për
negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe
negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në
Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat
dhe Zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni marrin
pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të
Ballkanit Perëndimor (WBAR).
Para fillimit të Konferencës, Osmani
mbajti takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë
të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsel. Ai shprehu falënderime të sinqerta për
përkushtimin e Austrisë drejt rajonit, në veçanti në pjesën e kryesimit të
Austrisë, duke e ngritur procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit, si një
prej prioriteteve kryesore të Unionit. Osmani potencoi se Maqedonia, do t’i
mbetet e përkushtuar agjendës evropiane, me thellimin e momentumit reformues,
si dhe me vendosmëri do të vazhdojë me implementimin e rregullave evropiane,
standardeve dhe vlerave, me të cilin do të kontribuojë në ndërtimin e një
Evrope më të fuqishme dhe më stabile.
“Kishim proces jashtëzakonisht të
rëndësishëm të referendumit në vend, në të cilën më shumë se 600 mijë qytetar
shprehën vullnetin e qartë politik për implementimin e Marrëveshjes së Prespës,
i dhe për ta çuar vendin përpara në procesin integrues. Kemi detyrim të
shfrytëzojmë gjitha mundësitë si dhe këtë Marrëveshje ta implemetojmë në
Kuvend”, theksoi Osmani. Ai iu referua edhe sfidave me të cilat ballafaqohet
vendi lidhur me referendumin që kaloi, ku edhe shprehu kënaqësi nga mbështetja
e lartë të qytetarëve për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimit në BE dhe
NATO.
Në Konferencën e sotme për reformat e
anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR) pritet të nënshkruhet
edhe një deklaratë e përbashkët ku mes tjerash, do të riafirmohen përpjekjet
për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, avancimi i bashkëpunimit
rajonal si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe
do të pasojë fjala e Zëvendëskryeministrit Osmani në panelin kushtuar komunikimit
të BE-së në opinion.
Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë,
Osmani do të mbajë takime bilaterale me Ministrin për Evropë dhe Punë të
Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime
Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.
Në konferencën e ditës së sotme për
reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë,
mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e
paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në
Podgoricë në vitin 2017.