Lajme
30.9.2018 15:34
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, shoqëruar nga anëtarët e familjes
tij të, realizoi të drejtën e votës në SHF “Adem Jashari” në komunën e Çairit,
në ora 10.
“Në jetën time
asnjëherë nuk kam patur kështu dite, ditë që kam marrë vendim më të madh dhe më
të rëndësishëm për fëmijët e mi, për familjen time, si dhe për gjithë
qytetarët. Dita e sotme është një ditë që paraqet ditën që vendos ardhmërinë në
kontraste më të fuqishme, jo në nuancat për pak të mira apo pak të këqija, por
sot përcaktojmë drejtimet e shtetit, dhe të ardhmërisë”- deklaroi Osmani pas
votimit.
Në këtë rast ai
shprehu shpresën se qytetarët janë të vetëdishëm për vendimin të cilën e marin,
masovikisht do të dalin të gjithë komunitetet etnike dhe gjeneratat si dhe
potencoi se dita e sotme është ditë që nuk kthehet, lidhur me mundësinë që na
jepet. “Nuk do të kemi një ditë tjetër si kjo në gjeneratat e ardhshme, ditë që
na ofron një mundësi të tillë ta përcaktojmë ardhmërinë e gjeneratave të
ardhshme që vinë në paqe dhe prosperitet ekonomik”- përfundoi Osmani.