Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor
politik Bujar Osmani, dhe Këshilltari i posaçëm për integrime euro- atlantike
në Departamentin e Kryetarit të Qeverisë, dhe Zëvendës i negociatorit kryesor
politik, Bojan Marçiq, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajtën takim
të përbashkët me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vilem Vauter Plomp dhe
ekipin e tij.
Në takim u hapën tema lidhur me
aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave
aderuese, ku Zëvendëskryeministri Osmani potencoi edhe punën intensive në
përgatitjen e ekipit dhe strukturës për negociata.
Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se
Republika e Maqedonisë në mënyrë intensive do të vazhdojë me procesin
reformues, në veçanti në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë dhe
administratës si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit, si dhe pa i anashkaluar edhe reformat në të gjitha sferat tjera
kyçe.
Bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan
referendumit të ardhshëm, ku Zëvendëskryeministri potencoi rrolin dhe
përgjegjësinë e politikanëve, si dhe të çdo individi për marrjen e vendimeve në
interes për ardhmërinë e Maqedonisë: “Perspektiva euro- atlantike e Qeverisë është
i padyshimtë dhe i fuqishëm. Të gjithë ne në përgjithësi jemi përkushtuar
implementimit të detyrimeve të marra, dhe jam i bindur se edhe qytetarët e
Republikës së Maqedonisë do të marrin vendim të drejtë për ardhmërinë e vendit”
– theksoi Osmani në takim.
Në fund të takimit
Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu shpresë se marrëdhëniet e mira mes dy
vendeve si dhe mbështetja e sinqertë nga ana e Mbretërisë së Holandës për
perspektivat tona euro- atlantike do të vazhdojnë në intensitet si edhe më parë,
veçanërisht në këtë periudhë kyçë për ardhmërinë e vendit.