Lajme
30.7.2018 15:33
Zëvendëskryetari i
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti
takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp.
Tema e diskutimit ishin
aktivitetet e ardhme të shtetit në drejtim të përgatitjes për fillimin e
negociatave aderuese, për momentet e reja lidhur me referendumin e ardhshëm
lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për mbështetjen nga ana e Mbretërisë së
Holandës për integrimin tonë evropian, si dhe tema tjera aktuale.
“Punojmë në mënyrë
intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për fillimin e negociatave,
duke e mbajtur fokusin e Qeverisë drejt reformave me të cilat në periudhën e
ardhshme do të japim rezultate konkrete dhe të dukshme në pjesën e gjyqësorit,
shërbimet e sigurisë dhe administratës publike, si dhe në pjesën e luftës
kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në fushat tjera kyçe” –
nënvizoi Osmani.
Në vazhdim Osmani
informoi ambasadorin me rrjedhën e përgatitjeve për referendumin e ardhshëm, si
dhe krijimin e mbështetjes për implementimin e obligimeve të marra nga
marrëveshjet ndërkombëtare, në veçanti për implementimin e Marrëveshjes për
zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
“Kemi perspektiva të
qarta evropiane dhe euro- atlantike, dhe ne si Qeveri në përgjithësi jemi të
përkushtuar në implementimin e detyrimeve të marra, me qëllim të rrumbullakimit
të procesit evropian dhe euro- integrues”, theksoi Osmani, duke shtuar se në
këtë rrugë pret vazhdimin e mbështetjes së sinqertë të Mbretërisë së
Holandës.