Sot, në hapësirat e
Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me
përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në takim u prezantua Strategjia
e re për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe
BERZh për vitin 2018 – 2023, statusi i implementimit të projekteve
financuar nga ana e BERZh-it, si dhe për aktivitetet që do të ndërmerren në të
ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.
Përfaqësuesit të
BERZh-it theksuan se në draft versionin e Strategjisë së re për bashkëpunim me
Maqedoninë në periudhën 2018 – 2023, janë identifikuar fusha kyçe që do të jenë
në fokus të bashkëpunimit me vendin tonë në periudhën e ardhshme. Në këtë
kontekst Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se prioritetet strategjike të
bashkëpunimit të BERZh-it me Maqedoninë në periudhën 2018-2023 janë në
përputhje me programin e Qeverisë dhe Agjendën e BE-së ku është planifikuar
mbështetja e konkurrencës dhe integrimi rajonal.
Osmani shtoi se bashkëpunimi
mes Maqedonisë dhe BERZh-it në mënyrë plotësuese është intensifikuar përmes
instrumentit Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e
Agjendës për ndërlidhje. Ky instrument dukshëm vendosi dinamikë shtesë procesit
të integrimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes së cilës vendet
mund të aplikojnë për grant mjete për ndihmë teknike dhe investime për
implementimin e projekteve financuar me kredi nga institucionet financiare
ndërkombëtare dhe kreditor bilateral, në sektorë për: energjetike, transport,
ambient jetësor si dhe sektorëve social dhe digjital.
Zëvendëskryeministri
Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e BERZh-it, me ndihmën e të cilit përmes
WBIF-s deri më tani R. e Maqedonisë ka fituar rreth 102 milion euro grande
investuese për infrastrukturë, prej të cilave 82 milion euro (12 milion euro
për projektin “interkonektim 400kV Maqedoni (Manastir) – Shqipëri (Elbasan)”
dhe 70 milion euro për “Projektin për përmirësimin e pjesës lindore të vijës
hekurudhore të Korridorit VIII – pjesa e tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair,
kufiri drejt Bullgarisë)”.
Të dy palët theksuan se
edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë duke i potencuar
projektet e ardhshme të parapara për realizim me mbështetjen e BERZh-t për të
cilën pritet konfirmim të grandit investues nga WBIF si që janë Projekt për
përmirësimin e pjesës së autostradës Kërçovë – Gostivar dhe Projekti për përmirësim dhe zhvillimin e rrugëve Kriva
Palnakë – kufiri me Bullgarinë.