Lajme
20.7.2018 19:00
Sekretarja Shtetëroe në Sekretariatin për Çështje Evropiane, z-nja Kalinka Gaber për vizitë pune qëndron në Bruksel, në kuadër të së cilës mbajti takime me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në departamentin për Punë të Jashtme të BE-së, Anexhelina Ajnhorst, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme më Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, Genoveva Ruiz Kalavera, udhëheqësin e njësisë në DG NEAR, Dejvid Kulen, si dhe me përfaqësues të trupit të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimeve fokusi iu vendos aktiviteteve që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme në drejtim të përgatitjes së skriningut, momentet e reja lidhur me referendumin e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen me Greqinë si dhe për tema tjera lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.
Vizita e S.Sh. Gaber në Bruksel, zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, respektivisht pas vizitës zyrtare të Euro-Komisionarit Han në Maqedoni dhe në një moment kur duhet të operacionalizohet plani bazë për skrining procesin për përgatitje për fillimin e negociatave aderuese me BE-në.
Gjatë takimeve S.Sh. Gaber potencoi se paralelisht me përgatitjen e skriningut, fokusi i Qeverisë është edhe në mbajtjen dhe thellimin e impulsit pozitiv reformues, dhe dhënien e rezultateve konkrete dhe të dukshme në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike, si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në fushat tjera kyçe.
Në kontekst të procesit të skriningut, S.Sh. Gaber gjatë bisedimeve shtoi
se edhe krahas procesit kompleks dhe të gjerë, Sekretariati për Çështje
Evropiane dhe administrata me përvojën shumëvjeçare dhe të akumuluara dhe
përmes implemetimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, dhe
infrastrukturës së vendosur janë të
gatshëm t’ju përgjigjen gjitha sfidave.
Në këtë kontekst tani më edhe punohet edhe në rishikimin e Programit Nacional për zbatimin e së drejtës së BE-së e cila paraqet plan gjithëpërfshirës të vendit për procesin e integrimit në BE nga aspekti i procesit të transponimit të së drejtës së BE-së, kornizës institucionale dhe resurseve njerzore dhe finansiare. Në mënyrë shtese, duke u bazuar në principet inkluzive dhe transparente, Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për kyçjen e gjitha palët e tanguara në procesin e skriningut.