Struktura institucionale dhe funksionimi
Grupacioni i Bankës Botërore është një ndër institucionet kryesore në botë, në luftën kundër varfërisë dhe përmirësimit të standarteve jetësore për njerëzit në vendet në zhvillim. Kjo është një Bankë zhvillimore e cila ofron kredi, mbështet dhe këshillon lidhur me ndihmat politike, teknike dhe shërbimet lidhur me shkëmbimin e njohurive. Banka Botërore nuk është “bankë” në kuptimin e zakonshëm të fjalës. Ajo është një ndër agjencionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara, e cila ka 184 vende anëtare. Bashkë me pjesën tjetër të komuniteteve në zhvillim, Banka Botërore i drejton përpjekjet e saj drejt realizimit të objektivave zhvillimore të mivjeçarit, e dakorduar kështu me anëtaret e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 me qëllim të zvogëlimit të varfërisë (www.worldbank.org).
Grupacioni i Bankës Botërore (www.worldbankgroup.org) përbëhet nga pesë institucione të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.
Termi “Banka Botërore” veçanërisht i adresohet IBRD dhe IDA.
Bankën Botërore e posedojnë 184 vendet anëtare të saj në rolin e aksionerëve. Numri i akcioneve që mund të posedoj një vend, bazohet në nivelin e zhvillimit ekonomik të saj. Qeveritë të cilat janë akcionere në Bankën Botërore janë përfaqësuar nga Bordi i guvernatorëve, si krijuesi themelor i politikave, i cili udhëheq detyra të posaçme në 24 drejtori ekzekutive. Kryetari i Bankës udhëheq me mbledhjet e Bordit të drejtorëve dhe është i angazhuar për menaxhimin e përgjithshëm të Bankës. Në suaza të aktiviteteve të saja në botë, Banka posedon tre lloj zyrash.
Plani i Veprimit i Bankës Botërore me të cilin vërtetohen programet dhe përparësitë në vendin përkatës, njihet si Strategjia për ndihmë të vendit (CAS) ose Strategjia për partneritet me vendin (CPS). Dokumentet, kryesisht, mbulohen në periudhë prej 3 deri 4 vitesh, kurse Qeveria dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile marrin pjesë në përgatitjen e tyre. Planet e Bankës për ndihmë të vendeve më zhvillim të ulët bazohen në Strategjinë për zvogëlim të varfërisë (PRSP). Në dokumente, përshkruhen politikat dhe programet makroekonomike, strukturore dhe sociale të vendit, me qëllim të stimulimit të zhvillimit të vendit dhe zvogëlimit të varfërisë, si dhe nevojave për financim të jashtëm.
Gjatë përgatitjes dhe zbatimit të strategjive për zhvillim, Banka Botërore ndjek katër principe.
Banka posedon dy lloj të instrumenteve bazë për dhënie të kredive:
• Kredi për investime me fokus afatgjatë (prej 5 deri 10 vjet) dhe me to financohen mallrat, punët dhe shërbimet me qëllim të ndihmës për projektet me zhvillim ekonomik dhe social me gamë të gjerë të sektorëve.
• Kreditë për politikat zhvillimore janë me fokus afatshkurtë (prej 1 deri 3 vjet) dhe mundësojnë finansim të shpejtë të jashtëm me qëllim që të ndihmohen reformat politike dhe institucionale.
Grupacioni i Bankës Botërore ofron numër të kufizuar të granteve për lehtësimin e projekteve për zhvillim. Ekziston gamë e gjërë e mekanizmave përmes të cilave Banka i ndan grantet: shërbimet e tregtisë në zhvillim, lehtësim për grantet zhvillimore, grant për mjete për organizata qytetare, fond global për mbrojtjen e mjedisit jetësor (GEF), Infodev, fondi japonez për zhvillim të resurseve njerzore dhe politike (PHRD), fondi japonez për zhvillim të sektorit shoqëror, fondi multilateral për implementimin e Protokolit të Montrealit, Programi për grante të vogla, fondet zyrtare për bashkë-financim dhe besueshmëri.
Banka Botërore zhvillon dhe financon projekt me kërkesë të qeverisë në vendin përkatës. Pas notimit të fizibilitetit të projektit dhe kushteve për kredi, vijojnë bisedime. Propozimet për kredi për ato projekte më tej dorëzohen deri tek Bordi i drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore për miratim nga ana e tyre. Kredia bëhet efektive pas zgjedhjes së kuvendit ose qeverisë së vendin përkatës. Është e rëndësishme të shtohet se implementimi i projekteve kryhet nga ana e institucionit përkatës të Qeverisë, e njohur si agjencioni për implementimp-implementuesi, e cila është përgjegjëse për të gjitha aspektet nga implementimi i projektit, siç janë angazhimi dhe përzgjedhja e konsulltantëve. Cikli i projekteve nga Banka Botërore përfshin këto: Strategjia për ndihmë të vendit, faza e identifikimit, faza e përgatitjes, faza e vlerësimit, faza e bisedimeve dhe miratimeve, faza e implementimit dhe mbikqyrjes, raport për implementimin e kryer dhe faza e notimit.
Banka Botërore në Republikën e Maqedonisë
Për informata më të hollsishme rreth projekteve të realizuara dhe atyre në tek, vizitoni linkun në vazhdim: www.sep.gov.mk/cdad
Personat për kontakt pranë SÇE-së:
Jovan Despotovski
e-mail: jovan.despotovski@sep.gov.mk
tel: (02) 3200 138
Sofce Zafirovska
Udhëheqëse e njësisë për bashkëpunim dhe ndihmë bilaterale dhe multilaterale
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
tel: 3200 243