Lajme
OSMANI: NA DUHEN VENDIME TË GUXIMSHME - KËTU, TEK FQINJËT SI DHE TEK VENDET E BE-së
10.5.2018 11:51
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim
me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Mihael Roth.
Zëvendëskryeministri
Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e
vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropiane të vendeve të Ballkanit
Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit”si dhe
mbështetjen e drejtpërdrejtë dy palëshe që Republika e Maqedonisë e merr nga
Gjermania. Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare,
Gjermania, do të vazhdojë me tempo të përforcuar ta kryesoj procesin e
zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për procesin euro- integrues
të Maqedonisë.
Në këtë drejtim ai
theksoi frymën pozitive e cila u krijua gjatë vitit të kaluar rreth ardhmërisë
së vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresi i të cilit u valorizua me
Strategjinë e zgjerimit të Komisionit, si dhe më vonë edhe me Raportin për
vendet e Ballkanit Perëndimor. “Gjitha këto ngjarje, i gjithë ky kontekst
krijoi atmosferë të re në rajon që paraqet guxim dhe shtytje për reforma të
mëtutjeshme të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së, proces që
shpresoj se do të kurorëzohet me konkluzione pozitive në prag të Samitit në
Sofje, me të cilin do të betonohet orientimi euro-atlantik i rajonit”- theksoi
Osmani.
“2018ta është vit kyç
për progresin e Republikës së Maqedonisë, në përgjithësi, për perspektivën evropiane
të Ballkanit Perëndimor. Ky viti gjatë të cilit ne, fqinjët tanë, si dhe vendet
e Bashkimit Evropian duhet të marrim vendime të guximshme dhe të drejta”-
theksoi Osmani. Në këtë drejtim ai theksoi se Republika e Maqedonisë me sukses
adresoi sfidat që qëndrojnë në rrugën e saj të integrimeve evropiane, për të
cilin pres të rezultojë me vendim në takimin e qershorit të Këshillit të Evropës,
për nisjen e negociatave, ndërkaq për suksesin i të cilit githsesi shpresojmë
edhe në mbështetjen nga ana e Gjermanisë.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.