Lajme
09.5.2018 12:48
Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, Sekretariati për Çështje Evropiane, sot, në hapësirat e Klubit të deputetëve, organizoi BE mëngjesin tradicional. Në këtë ngjarje, krahas pritësve, pjesëmarrës ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni, Zëvendëskryeministrat e mëparshëm për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësues tjerë të huaj në Maqedoni.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në fjalën e tij, bëri një retrospektivë të rrugës së gjatë të integrimeve evropiane në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se vendosmëria e vendit ta mbyll këtë proces sa më shpejtë.
“Nëse e kemi parasysh historinë tone të përbashkët, gjeografinë e përbashkët, dhe më të rëndësishmen vlerat tona të përbashkëta dhe interesat e përbashkëta strategjike në aspektin politik dhe ekonomik, përfundimi është shumë i qartë: Ne tani më jemi pjesë e rëndësishme e Evropës!”, deklaroi në fjalën e tij Osmani.
Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Osmani tregoi sfidat me të cilat u ballafaqua vendi periudhën e kaluar, e cila kulmoi me krizë politike dhe të cilët u kërcënuan ta shtynë vendin në drejtim të gabuar. “Është një provë se mbajtja e gjatë e vendit në pritje para dyerve të BE-së dhe NATOS është rezik i krijimit të mungesës së oksigjenit demokratik për popullin”theksoi Osmani.
Në fund, Osmani, duke theksuar progresin që vendi realizoi periudhën e kaluar, para ambasadorëve shpjegoi edhe arsyet e shumta se pse Maqedonia duhet të marrë mbështetje në aspiratat e saja euro- atlantike, duke ju bërë thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare që ti përcjellin këto mesazhe aty kë merren vendimet, në kryeqytetet e tyre.
“Në takimin e Këshillit në qershor, pritja jonë është që të dëgjojmë zyrtarisht një datë për fillimin e negociatave të aderimit, i konfirmuar nga Këshilli Evropian. Ju siguroj se qeveria dhe administrata janë të gatshme të përballen me sfidat e procesit të negociatave”- theksoi Osmani
Në ngjarje, në mënyrë tradicionale, fjalën e tij kishte edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.