Lajme
OSMANI: NË SAMITIT TË LONDRËS PRESIM PROGRES NË PROCESIN E ZGJERIMIT
03.5.2018 15:59
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për
Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Fiona Mekilvam, Drejtoreshë
për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Britanike.
Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht
theksoi falënderim për mbështetjen e Britanisë së Madhe lidhur me rëndësinë e
vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, edhe përkrah largimit
të tyre nga Bashkimi Evropian, si garancë
për siguri, stabilitet, demokraci dhe sundimit të ligjit në Evropë në
përgjithësi, dhe përshëndeti qëndrimin e tyre të shprehur publikisht se
Maqedonia duhet sa më shpejtë ti fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin
Evropian. Në këtë drejtim Osmani theksoi shpresë se mbështetja e deritanishme
nga ana e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të
vazhdojë edhe në të ardhmen, proces i cili është në drejtim të përforcimit të
stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë bisedës, Osmani iu referua edhe
Raportit pozitiv të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën
drejt BE-së e cila tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses i adresoi
prioritetet urgjente, dhe se është tejkaluar kriza politike, dhe se vendi është
kthyer në binaret normale demokratike. Osmani theksoi, së bashku me
rekomandimin e pastër për fillimin e negociatave, paraqet nxitje për shtetin të
mbetet e fokusuar në reformat dhe e përkushtuar agjendës euro- atlantike.
“Procesi i Berlinit paraqet njërën nga
komponentët më të rëndësishëm për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor,
që, sërish paraqet bazë solide për avancimin e bashkëpunimit rajonal”, theksoi
Osmani. Në këtë kontekst Osmani sërish theksoi edhe pritjeve të larta në prag
të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër, gjatë kohës së Kryesimit të
Austrisë, ku potencoi se pret që e njëjta të kontribuojë në avancimin e
procesit të zgjerimit deri në fund të vitit 2018, por edhe të jetë një konfirmim
i përkushtimit i përmbushjes së reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.