Lajme
OSMANI: U KRIJUA MOMENTUMI PËR TË CILIN SHPRESOJ QË DO TË DIMË GJITHË TA SHFRYTËZOJMË
24.4.2018 12:08
Zëvendëskryetari i Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot kryesoi
delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve
anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), që cila
mbahet në Bërdo të Kranjit, Slloveni, ku temat kryesore janë sfidat dhe
mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri
Osmani theksoi kënaqësi nga progresi i arritur gjatë kohës së kryesimit të
Sllovenisë lidhur me për ne më me rëndësi çështja e politikës së jashtme sot –
zgjerimi i BE-së, respektivisht procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit
Perëndimor në familjen evropiane. “U krijua momentum për të cilin jam i bindur
do të dimë ta shfrytëzojmë. Motivimi me të cilin hymë në këtë proces është i
fuqishëm dhe si shtet jemi të përgatitur të ndërmarrim shpejtë, dhe aty ku ka
nevojë, reforma radikale”- theksoi Osmani, duke theksuar përmbajtjen
inkurajuese të Raportit të javës së kaluar të Komisionit Evropian për gjendjen
dhe progresin e vendit, dhe rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e
negociatave për anëtarësim në BE.
“Në këto kohëra turbulente është e
rëndësishme të bashkëpunohet ngushtë për rritjen e sigurisë së përgjithshme të
rajonit” – theksoi Osmani, duke nënvizuar se ky Samit mundëson të kuptohen
përparësitë e bashkëpunimit rajonal,
gjithëpërfshirja duke theksuar cilësinë dhe përparësinë gjatë ndërtimit të
marrëdhënieve të mira të ndërsjella. Në këtë kontekst, Osmani përfundoi, se
vendet e rajonit për arsye të potencialit të përbashkët gjeografik, historik
dhe socio-ekonomik duhet të ndajnë edhe të ardhmen Evropiane.
Në kuadër të vizitës,
Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takim bilateral me Joanis
Amanatidis, Zëvendësministër për Punë të Jashtme të Greqisë, ku do të hapen
çështjet për bashkëpunimin të ndërsjellë, sfidat në këtë rrugë, si dhe
mundësitë për bashkëpunim lidhur me shfrytëzimin e iniciativave rajonale dhe
evropiane.
Procesi i Bashkëpunimit
të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas
Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia,
Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kosova
qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë,
intensifikimi i bashkëpunimit të shteteve në sferat e ekonomisë, demokracisë,
gjyqësisë, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër aktiviteteve ilegale.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.