OSMANI: PAS RAPORTIT, MAQEDONIA DEL NGA GJENDJA URGJENTE
19.4.2018 13:06
Zëvendëskryetari i Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në
edicionin e nëntë të analizës Krahasuese- Raportet e Komisionit Evropian për
Maqedoninë 2014-2018 nën organizimin e EUROTHINK – Qendra për strategji
evropiane dhe Fondacionit shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM). Para fillimit të
konferencës, Zëvendëskryeministri kishte deklarata për media.
“Njëra nga përfitimet më të
rëndësishme nga ky rekomandim është se Raporti tregoi që Maqedonia iu kthye
agjendës euro-atlantike, të rrugës euro-integruese” – theksoi Osmani, duke
shtuar se kjo përshtypje mbështetet edhe deklaratave të euro- Komisionerit Han,
gjatë dorëzimit të Raportit, si dhe vizitës dhe fjalës së sotme të
Nën-Presidentes Mogerini.
“Raporti i fundit tregoi se Republika
e Maqedonisë me sukses adresoi prioritetet urgjente, që tregon se është
tejkaluar kriza politike, ndërkaq vendi u rikthye rrjedhave normale
demokratike” theksoi Osmani, duke shtuar se është konstatuar edhe progres i
konsiderueshëm në reforma, në veçanti në pjesën e krijimit të bazave,
respektivisht kushtet për agjendë të qëndrueshme reformuese të vendit.
Osmani theksoi se një nga përfitimet
kryesore është edhe progresi në cilësinë demokratike dhe politike, duke pasur
parasysh se reformat implementohen me respektimin në përgjithësi të
procedurave, në mënyrë gjithëpërfshirëse, me kyçje si të sektorit civil,
opinionit të ekspertëve, ashtu edhe të opozitës.