Lajme
16.4.2018 15:48
Zëvendëskryetari i Qeverisë,
përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në prag të publikimit të nesërm
të Raportit për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, ia dorëzoi
Euro- ambasadorit Samuel Zhbogar, Raportin final Faktografik për realizimin dhe
implementimin e reformave të Planit 3-6-9.
“Realizuam më shumë se
90% nga reformat e parapara në Planin 3-6-9 dhe 100% nga thelbi i tij. Plani
arriti qëllimin e tij dhe riktheu vendin ne rrugën euro- integruese” – theksoi
Osmani gjatë dorëzimit të Raportit Euro- ambasadorit Zhbogar. Ai shtoi se në
përputhje me rezultatet treguara, pret lajme të mira nesër nga Brukseli për
Maqedoninë, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Evropian për vendin.
Plani 3-6-9 u miratua
në korrik vitin e kaluar, pas votimit të Qeverisë së re, qëllimi i të cilit
ishte shkrirja e procesit reformues në Republikën e Maqedonisë dhe rikthimi i
vendit në rrugën euro- integruese. Pjesa tre u finalizua me mbajtjen e
zgjedhjeve lokale fer të lira dhe të besueshme në nëntor të vitit të kaluar, deri
sa pjesa gjashtë përfundoi me publikimin e Strategjisë së Komisionit Evropiane
për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025.
Periudha e
implementimit të pjesës nëntë, respektivisht i gjithë Plani 3-6-9 përfundon nesër,
me 17 prill, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe
progresin e vendit. Për këtë qëllim, sonte në mesnatë , Raporti i final faktografik
për implementimin e Planit 3-6-9 do të publikohet ne veb faqen e Sekretariatit
për Çështje Evropiane www.sep.gov.mk.