Studentë në studime të magjistraturës nga Kolegji i Evropës – Natolin për vizitë në Sekretariatin për Çështje Evropiane
13.4.2018 14:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në
hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane priti Rektoren e Kolegjit
Evropa- Natolin, Eva Ozhniecka Tamecka si dhe studentët e studimeve të
magjistraturës të Kolexhit në Natolin. Takimi realizohet në kuadër të
Memorandumit për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Kolegjit
të Evropës - Natolin dhe si pjesë e vizitës studimore të studentëve në studime
të magjistraturës të Kolegjit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Studentët e studimeve të magjistraturës të Kolegjit të Evropës- Natolin për
herë të parë vizitojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë studimore
realizohet në një periudhë shumë të rëndësishme për integrimet tona evropiane,
në prag të publikimit të Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë në rrugën
evropiane.
Kjo vizitë e studentëve në studime të magjistraturës të Kolegjit të Evropës
– Natolin Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe vendit tonë do të ju mundësojë
shpërndarjen e përvojës si dhe marrjen e informacioneve për çështje në interes
të tyre që para se gjithash lidhen me përafrimin tonë me BE-në si dhe me
procesin e qasjes drejt familjes së madhe të BE-së në të ardhmen e afërt.