Lajme
OSMANI: MAQEDONIA MBETET E PËRKUSHTUAR NË REFORMAT EDHE PAS RAPORTIT TË KE-së ME 17 PRILL
12.4.2018 15:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë
për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, realizoi
takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin
Perëndimor pranë Drejtorisë për zgjerim – DGNEAR, më pas mbajti takim edhe me euro-parlamentarin
Holandez Hans Van Baalen i cili kryeson grupin – “Miqtë e Maqedonisë” në
Parlamentin Evropian, para përfundimit të vizitës realizoi takim edhe me Pjotr
Serafin, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Në takime u hapën tema
për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, në kontekst të
perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Republika e
Maqedonisë në mënyrë aktive përgatitet për implementimin e proceseve të
iniciativave kryesore të Strategjisë për zgjerim me vendet e Ballkanit
Perëndimor 2025, që paraqet mjet kryesor për përmbushjen e kritereve për
pranimin e vendeve – kandidate, si dhe konvergjencën e shoqërisë me vendet
tjera evropiane”- theksoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani shprehu kënaqësinë nga
suksesi i deritanishëm të implementimit të Planit 3-6-9, duke potencuar
intencën e Qeverisë planifikon të vazhdojë me procesin reformues, menjëherë pas
marrjes së Raportit nga ana e Komisionit Evropian me 17 prill, me të cilën
agjenda Evropiane sërish do të mbahet në fokusin e saj.
Osmani potencoi se në
përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, si dhe adresimin e
suksesshëm dhe mbylljen e çështjeve të hapura politike, pret progres në
procesin euro- integrues, respektivisht fillimin e negociatave me Bashkimin
Evropian me të drejta të
plota për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë. “Duke pasur parasysh rolin e
koordinatorit të procesit të integrimeve evropiane të vendit, Sekretariati për
Çështje Evropiane tani më përgatitet për fillimin eventual të negociatave,
përmes riaktivizimit të të gjitha mekanizmave për koordinim dhe ndjekje të
procesit”- deklaroi Osmani. Ai shtoi se sipas përvojës përkatëse të gjatë të
Republikës së Maqedonisë në procesin për Stabilizim dhe Asociim, pret fillimin e
procesit të negociatave, progres të shpejtë në adaptimin e shtetit në
rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.
Vizita në Bruksel e
Osmanit realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për
gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të del për më pak
se një javë me 17 prill. Në kuadër të vizitës, Osmani paraprakisht realizoj
takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme
dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidente
e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, ku prezantoi progresin e
implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera
politike në rrugën euro –integruese të Republikës së Maqedonisë.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.