OSMANI: GJERMANINË E SHOHIM SI VEND- PARTNER NË INTEGRIMET EURO- ATLANTIKE TË MAQEDONISË
11.4.2018 16:15
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në hapësirat e Sekretariatit për
Çështje Evropiane mbajti takim me delegacionin e Komisionit për Çështje
Evropiane të Bundestagut Gjerman.
Zëvendëskryeministri Osmani
shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë
në integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti përmes
iniciativës së “Procesit të Berlinit”, si dhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë bilaterale
që Republika e Maqedonisë merr nga Gjermania. “ Duke pasur parasysh mbështetjen
politike si dhe mbështetjen financiare dhe zhvillimore të Maqedonisë,
Gjermaninë e konsiderojmë si vend mik dhe partner në procesin e integrimeve
evropiane dhe euro- atlantike të vendit” – theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri
Osmani theksoi se ky takim realizohet në një moment mjaftë të rëndësishëm
respektivisht në prag të publikimit të Raportit të KE-së për gjendjen e
progresit të Maqedonisë në rrugën euro – integruese, duke potencuar faktin se
ditëve të fundit bëhen përpjekjet e fundit për implementimin në përgjithësi të
Planit 3-6-9. Osmani shprehu shpresë se, në përputhje me përkushtimin e
Qeverisë në Agjendën e BE-së dhe përmbushjen e reformave në fushat kyçe, do të
ketë reflektim të fuqishëm mbi Raportin nga ana e KE-së, për të cilën pritet ndikoj
në mënyrë pozitive në gjendjen në Maqedoni dhe të propozojë rekomandim të
pastër dhe të pakushtëzuar për fillimin e negociatave.