OSMANI: MAQEDONIA DHE UKRAINA DUHET TA THELLOJNË BASHKËPUNIMIN EKONOMIK
11.4.2018 15:04
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, priti sot Ministrin e Punëve të
Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin.
Në takim u hapën tema
për perspektivën evropiane të dy vendeve, bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë
dhe Ukrainës, si dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në
sferën ekonomike.
Bashkëbiseduesit së
bashku u dakorduan se mes Maqedonisë dhe Ukrainës nuk ka çështje të hapura
politike, që marrëdhëniet e ndërsjella i bëjnë edhe me të mira. Ata potencuan
se të dy vendet njëra tjetrën e shohin si partner të sinqertë, mik dhe aleatë,
vende që kanë aspirata të përbashkëta euro- atlantike.
“Marrëdhëniet e mira
politike duhet të jenë bazë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy
vendeve” – theksoi Osmani, duke shtuar se Qeveritë e dy vendeve duhet të
sigurojnë kushte për avancimin e shkëmbimit tregtar dhe investues.
Lidhur me perspektivat
evropiane gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se Qeveria mbetet
e përkushtuar agjendës evropiane dhe se në mënyrë intensive punon në reforma
edhe këto ditë të fundit para 17 prillit respektivisht para publikim të Raportit
të rregullt të Komisionit Evropian për gjendjen e progresit të vendeve. Në këtë
drejtim bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të ndërsjellë për aspiratat e
Republikës së Maqedonisë edhe Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe
NATO, që në mënyrë pozitive do të ndikoj në proceset demokratike, stabilitet
dhe siguritë e vendeve.