Lajme
OSMANI: Nga Shkupi në Prishtinë do të udhëtohet për më pak se një orë
04.4.2018 12:38
Në hapësirat e
Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i parë Ministror ku u
shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe
realizimin e projektit për Ndërtimin e rrugës Shkup- Bllace.
Me mbledhjen
kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje
Evropiane, Bujar Osmani, që me vendimin e Qeverisë u emërua koordinator i
grupit Ministror për këtë projekt.
Në takim Osmani
potencoi rëndësinë e këtij projekti në drejtim të ndërlidhjes rajonale të
republikës së Maqedonisë, që paraqet njërën prej shtyllave bartëse të procesin
euro –integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ndërlidhja e autostradës
me Prishtinën paraqet projekt të rëndësisë së veçantë për ndërlidhjen
ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë me rajonin”
deklaroi Osmani, duke shtuar se në kuadër të prioriteteve të Qeverisë për
ndërlidhjen e autostradës me kryeqytetet fqinje, ndërtimi i rrugës Shkup-
Bllace është njëra ndër projektet më të rëndësishme për ndërlidhjen me
Republikën e Kosovës, që paraqet, njërën prej partnerëve më të rëndësishëm
ekonomik dhe tregtar të Republikës së Maqedonisë. Në vazhdim, Osmani të
pranishmëve përcolli informacionin për progresin e ndërtimit të autostradës nga
ana e Kosovës deri në Prishtinë, ku me përshpejtim po punohet, dhe për të cilën
propozoi komunikim më të afërt me investuesit në Kosovë, për koordinim të
aktiviteteve nga të dyja anët e kufijve.
Në takim u miratuan
disa konkluzione, mes të cilave edhe urgjenca e realizimit të mjeteve të
siguruara nga instrumenti i IPA-s “ Korniza Investuese për Ballkanin
Perëndimor” me të cilën janë aprovuar dhe siguruar 1.300.000
euro në drejtim të
përgatitjes së dokumentacionit të domosdoshëm për projektim. Projekti Shkup-
Bllace është projekt kompleks me të cilën parashihet ndërtimi i infrastrukturës
rrugore me një fushë të ndërlikuar në të cilën është paraparë ndërtim i disa
tuneleve dhe urave, akueduktëve dhe elemente të tjerë. Me ndërtimin e kësaj
autostrade, dhe ndërlidhjen e saj me autostradën Prishtinë- Bllace ndërtimi i
së cilës është në vijim, ndërlidhja kohore mes Shkupit dhe Prishtinës do të
zvogëlohet prej dy orësh në më pak se një orë.
Për shkak të rëndësisë strategjike të projektit,
dhe kompleksit të saj, Qeveria formoi grup pune Ministrorë, në të cilën,
përkrah Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani si kryesues, anëtarë janë edhe
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Ministri i
Financave, Dragan Tevdovski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran
Sugarevski, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Drejtori i Ndërmarrjes
Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike
Rrugët e Maqedonisë, Gajur Kadriu. Krahas grupit Ministror, është formuar edhe
grupi teknik punues, ku anëtarë janë persona teknik dhe ekspertë nga resorët
përkatës që janë përgjegjës për realizimin e projektit Shkup – Bllacë.
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Të gjitha të drejtat e rezervuara.