OSMANI: MISIONI I OSBE-së NË MAQEDONI KONTRIBUON NË MËNYRË TË QËNDRUESHME NË ZHVILLIMIN E SHOQËRISË DEMOKRATIKE
03.4.2018 12:02
Zëvendëskryetari i
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, priti
Ambasadoren e OSBE-së, Nina Souomalainen, me rastin e përfundimit të mandatit
të saj.
Osmani theksoi
mirënjohjen e tij për angazhimin e saj personal si dhe mbështetjen gjatë kohës
së mandatit si Ambasadore e Misionit të OSBE-së në vendin tonë. “Misioni i
OSBE-së kishte rol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e
kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në
implementimin e parimit të sundimit të ligjit” theksoi Osmani, duke shtuar se
mbështetja e OSBE-së që nga fillimet e para të zhvillimit demokratik të
Maqedonisë, që paraqet pjesë të pandashme nga ndërtimi i shoqërisë demokratike.
Gjatë bisedës
bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mbështetjen dhe ndihmën të cilën Misioni
i OSBE-së në Shkup siguron për Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së
reformave edhe në fushat tjera si që janë gjyqësia, mediat, sektori civil etj.
në këtë drejtim ata shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe së
bashku shprehën shpresë se mbështetja dhe bashkëpunimi mes OSBE-së dhe qeverisë
të Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit
Zëvendëskryeministri Osmani i dëshiroi sukses Ambasadores Suomalainen në
angazhimin e saj të mëtutjeshëm profesional.