Lajme
26.3.2018 17:14
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për mobilitet dhe transport në kuadër të Komisionit Evropian Henrik Hololei
Temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi rajonal mes vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe ndërlidhja e tyre me vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth mundësisë së avancimit e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht përmes prizmës së projekteve konkrete në kuadër të nismave rajonale siç është “Connectity” agjenda nga procesi i Berlinit.
“Rritja e ndërlidhjes energjetike dhe të transportit paraqet një nga nismat kryesore të Strategjisë për zgjerim të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është kyçe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendit tonë “ theksoi Osmani
Në këtë drejtim zëvendëskryeministri Osmani theksoi edhe të ashtuquajturën “Ndërlidhja e butë”, dukë thënë se përkrah përmirësimit të infrastrukturës është e nevojshme edhe pajtueshmëria e standardeve teknike si dhe vendosja e masave në drejtim të pajtimit dhe thjeshtimit të procedurave për kalimin e kufirit si dhe procedurat tjera të cilat e rëndojnë komunikimin.
Në vazhdim Osmani shtoi se Samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor në Londër në Korrik të këtij viti, si pjesë e procesit të Berlinit është vërtetim për vendosshmërin e rajonit të vazhdoi me zbatimin e reformave, pasi që suksesi i zbatimi tyre si dhe bashkëpunimi rajonal janë rruga drejt anëtarësimit për në BE. “Obligim i ynë është të realizojmë absorbim sa më të madh të mjeteve të parapara për ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të Ballkani Perëndimor. Kjo është bazë për bashkëpunim të ndërsjellë, zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe mënyrë më e mirë për tejkalimin e dallimeve politike si dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes fqinjëve. Përfundoi Osmani.