Lajme
22.3.2018 17:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me deputeten e Parlamentit francez, njëherit edhe Nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, Liliana Tangi.
Në takim u diskutua procesi i integrimit evropian të Maqedonisë në prag të publikimit të Raportit të progresit të KE-së, mbështetja e Republikës së Francës për vendin tonë në rrugën drejt BE-së si dhe bashkëpunimi projektues dypalësh.
“Franca është njëra ndër faktorët kryesorë politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit është e rëndësisë fundamentale për suksesin e saj”, theksoi Osmani në takim, duke shtuar se mbështetja për zgjerimin e Bashkimit Evropian që Kryetari i Francës, Emanuel Makron, publikisht prezanton në deklaratat e tij, jep një nxitje e fortë për proceset reformuese në Maqedoni, që paraqet katalizator bartës për optimizmin evropian edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Hymë në muajin e fundit para Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane, periudhë që fokusi i gjithë Qeverisë është drejt implementimit të reformave të duhura dhe shmangien e pengesave politike në rrugën tonë euro-integruese dhe për këtë mbështetja e Francës është më se e mirëseardhur”- shtoi Osmani.
Gjatë takimit Osmani shprehu mirënjohje Qeverisë franceze për mbështetjen e drejtpërdrejtë të Sekretariatin për Çështje Evropiane përmes prezencës së Fransoa Lafond si ekspert special që tani më është këshilltar i tretë strategjik në institucion.
Bashkëbiseduesit gjatë takimit së bashku ranë dakord se grupi maqedono-francez në kuadër të Parlamentit francez në mënyrë plotësuese mund të përforcoj bashkëpunimin parlamentar përmes shkëmbimit të përvojës lidhur me çështjet me procesin e integrimit në BE, sepse roli i parlamenteve nacionale dhe Parlamentit Evropian është kyç për procesin e zgjerimit si dhe për reformat e reja politike në BE.
Lidhur me bashkëpunimin projektues dypalësh bashkëbiseduesit u dakorduan se ekziston potencial i lartë për zgjerimin e së njëjtës, në veçanti në sferat e arsimit, si dhe për ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimeve të nëpunësve shtetëror.