Lajme
22.3.2018 11:12
Sot, në Klubin e deputetëve u mbajt mbledhja e tretë e IPA Komitetit Monitorues për IPA I dhe II, me të cilën kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e koordinatorit Nacional të IPA-s si dhe udhëheqësi i njësisë në DG NEAR, Dejvid Kulen.
Qëllimi i këtyre mbledhjeve është shkëmbimi i informacioneve për progresin e zbatimit të IPA-s në dy perspektivat financiare dhe dakordimi i konkluzioneve dhe rekomandimeve për përmirësimin e absorbimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e gjitha mjeteve të alokuara përmes IPA-s.
“Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm, vit në të cilën kemi obligim ti përmbyllim projektet kryesore infrastrukturore dhe ti vëmë në përdorim” theksoi Osmani duke shtuar se rritmi mbetet lartë edhe në vitin e ardhshëm, kur edhe presim ti mbyllim programet e IPA 2007-2013. Osmani theksoi nevojën e implementimit të përforcuar të projekteve dhe programeve, që tani më janë programuar përmes IPA 2014-2020 dhe njoftoi për përmbledhjen finale të përshtypjeve dhe leksioneve të marra nga sfidat e deritanishme gjatë zbatimit të IPA-s, si hyrje e rëndësishme në përgatitjen për IPA-n e re pas vitit 2020.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore që zbatojnë fondet e IPA-s, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, si dhe përfaqësues të grupeve sektoriale, dhe donatorë që janë aktiv në vend.
Komiteti monitorues i IPA-s u krijua në vitin 2016 dhe mbahet në nivel vjetor.