Lajme
15.3.2018 14:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar
Osmani, në rolin e koordinatorit të qeverisë për organizimin e seancës së përbashkët qeveritare me Kosovën, sot u
takua me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Në takim
u shqyrtuan përgaditjet për ktë seancë në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim të
ndërsjellë dhe të merren më shumë vendime në lidhje me iniciativat për projekte
me interes për të dyja vendet.
"Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të
hapura, që paraqet bazë mbi të cilën ndërtohen marrëdhëniet tona
të fqinjësisë së mirë", tha Osmani
në takim. Ai vuri në dukje se qeveritë e
të dyja vendeve kanë për obligim që mardhëniet e mira midis popujve të dy
vendeve ti shkrijnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet thellimi i bashkëpunimit, komunikimit, shkëmbimit dhe në përgjithësi
bashkëveprimi mes dy shteteve.
Gjatë takimit u shqyrtuan disa iniciativa për
bashkëpunim të ndërsjellë, siç është mundësia e bashkëpunimit në energji,
përparimin e infrastrukturës, lehtësime dhe ulje të tarifave në komunikimin telefonik dhe digjital, promovimi
i njohjes reciproke të dokumenteve si patentat e shoferit, dhe iniciativa të
tjera të shumta, dhe finalizimi i të
cilave pritet gjatë mbajtjes së shpejti
të seancës së parë të përbashkët qeveritare midis Republikës së Maqedonisë dhe
Republikës së Kosovës.
"Strategjia e Komisionit Evropian por edhe
nisma të tjera siç është procesi i
Berlinit, kanë identifikuar qartë bashkëpunimin reciprok të vendeve të
ballkanit perëndimor si një ndër
parakushtet themelore për përparimin e përgjithshëm të rajonit por edhe
integrimin evropian të këtyre vendeve. Progresi në bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të jetë
shembull se si dy shtete mund të ju
mundësojnë qytetarëve të tyre shkëmbim dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërfqinjësor " tha
Osmani, duke shtuar se ai pret që seanca e ardhëshme e përbashkët qeveritare të përmbyll këtë proces me çka bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kosovës do të thellohet
edhe më.
Seanca e përbashkët qeveritare mes
Maqedonisë dhe Kosovës ,paraqet pjesë të serive të seancave të përbashkëta të
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me Qeveritë e shteteve fqinje. Pas mbajtjes së seancave
të përbashkëta me Bulgarin dhe Shqipërin,në periudhën e ardhëshme pritet edhe
për mbajtjen e seancave të përbashkëta me Sërbin dhe Kosovën.